Ndonjëherë, kur njerëzit afër nesh arrijnë suksese në karrierën e tyre personale, nisim të bëhemi xhelozë dhe fillojmë të mendojmë se përse nuk ishim edhe ne aq me fat sa ata. Disa njerëz kanë vështirësi të mëdha që ta suportojnë suksesin - kryesisht suksesin e të tjerëve. Mund të pranojnë që të huajt kanë sukses, por ndonjëherë i shqetëson fakti kur shohim që arrijnë sukses miqtë, shoqet apo shokët e klasës, madje kjo ndodh edhe me vëllezërit dhe motrat, megjithëse mund të kujdesen dhe i duan sinqerisht.
Suksesi mund të vijë në shumë forma. Mund të jetë një punë e paguar mirë, humbja në peshë, apo gjetja e një partneri. Sidoqoftë, suksesi i miqve të afërt, zakonisht është më problematiku për ne. Keni ndjerë xhelozi ndonjëherë për suksesin e një miku, vëllait apo motrës? Nëse po, atëherë është shumë e rëndësishme të gërmoni brenda vetes dhe të gjeni se cila është arsyeja që ju po shqetësoheni nga suksesi tyre. Kjo xhelozi mund të bëjë që ta humbisni këtë mik. Krijimi i miqësive nis me perceptimet se të dy jeni të barabartë dhe se duhet gjetur ekujlibri kur njëri ngjitet më lart dhe korr më shumë sukses se tjetri. Shumë sipërmarrës të suksesshëm thonë se sa më shumë lartësohet suksesi i tyre, aq më pak miq kanë. Nga vjen kjo xhelozi?- Mund të lindë nga konkurimi mes dy njerëzve (mes jush dhe personit me të cilin jeni në garë)
- Pasiguri me aftësitë tuaja personale dhe cili është pozicioni juaj në jetë. Nëse dikush ndihet 100% i sigurtë për aftësitë e tij, ai apo ajo nuk do të ndihet kurrë xheloz.
- Të pasurit nevojë: Nëse dikush ka nevojë, do të ndihet gjithnjë e më shpesh xheloz kur një person pranë tij përjeton suksese të konsiderueshme financiare.
Xhelozia është një emocion normal që gjithkush përjeton, por nëse nuk jemi të kujdesshëm, mund të kthehet në pakënaqësi dhe hidhërim. Prandaj është krejtësisht normale të ndjesh pak xhelozi nga koha në kohë, për aq kohë sa jeni sinqerisht të lumtur për arritjet e mikut tuaj. Por nëse ndiheni ziliqarë, jeni në rrugën e gabuar. Xhelozi, do të thotë se keni vlerësim të ulët për veten dhe mund të nxiteni të flisni keq për personin e suksesshëm, qoftë duke biseduar në person, ose më keq: prapa krahëve. Kështu që në vend që të ndiheni xhelozë, mos e humbisni këtë mundësi për t'i kthyer këto emocione negative në pozitive, duke bërë që të frymëzoheni nga miku juaj i suksesshëm, dhe shihni se çfarë mund të përfitoni prej tij. Jini krenarë për miqtë tuaj, dhe mos u përpiqni ta përdorni suksesin e tyre si justifikim për mungesën e suksesit tuaj.
- Mos e krahasoni veten me miqtë tuaj. Kjo përfshin të krahasosh asetet, arritjet dhe paraqitjen. Nëse e bëni këtë, atëherë duhet të ndaloni sepse kjo dë t'ju bëjë edhe më të pasigurtë dhe xheloz. Mësohuni të kënaqeni me jetën dhe çfarë keni. Nuk e dini se çfarë ka kaluar miku juaj për të arritur suksesin. Duhet të mbani mend gjithmonë se bari nuk është gjithmonë jeshil nga ana tjetër.
- Pranojeni që po bëheni xhelozë. Është e rëndësishme të jeni të ndershëm me veten. Ndonjëherë urrejmë të pranojnë që jemi xhelozë për miqtë tanë, por përpara se ta zgjidhim problemin, duhet të pranoni se ekziston. Derisa ta pranoni se po ushqeni ndjenja xhelozie për mikun tuaj, asgjë nuk mund t'ju ndalë që ta tejkaloni. Kështu që pyeteni veten, doni vërtetë të pozicionoheni në vendin e tij apo asaj? Apo të keni diçka që ata kanë?
- Përpiquni të fokusoheni tek miqësia. Ndonjëherë të qenit xhelozë, mund të minojë miqësinë. Përpiquni të kujtoni përse e zgjodhët këtë person si mik. Çfarë humori kanë, ndershmërie; keni të njëjtën shije në muzikë. Gjërat kanë ndryshuar, por thellë në veten e tyre, ata janë të njëjtët persona. Mendoni për cilësitë që iu kanë bërë bashkë.
- Shihni brenda vetes, ndonjëherë xhelozia vjen nga pasiguritë tuaja. Thojini vetes suaj që jeni unikë dhe po aq të mirë sa personi tjetër. Ndihuni rehat dhe me besim në vetvete, njihni dhe vlerësoni aftësitë tuaja, sepse nëse nuk i vlerësoni vetë aftësitë tuaja, asnjëri tjetër nuk mund ta bëjë dhe si rezultat do përfundoni duke krahasuar veten me të tjerët.
Kini parasyshë se suksesi nuk është një resurs i limituar që mund të shterohet për shkak të suksesit të të tjerëve. Ka mjaftueshëm sukses për të gjithë!/Oculus News