Ekziston një debat i gjerë rreth ekzistencës së shpirtit. Shkencëtarët po bëjnë një sërë kërkimesh rreth kësaj teme. Sipas Robert Lanzës - udhëheqës i Astellas Global Regenerative Medicine dhe proferor në Forest University School of Medicine - çdo gjë që ne përjetojmë dhe perceptojmë, nuk është gjë tjetër veçse reflektim i mendjes tonë.
Në një artikull të publikuar në Psikology Today, Lanza shpjegon se si objektet ekzistojnë me veçoritë e tyre të vërteta, vetëm nëse vëzhgohen.
Tani pyetja është kjo: çfarë tregon simboli i shpirtit për secilin?
Ekzistojnë një sërë mënyrash se si shpirti ynë reflekton personalitetet tona. Një nga mënyrat për t'u konsideruar është muaji i lindjes. Nëse shohim muajin kur kemi lindur dhe analizojmë simbolin e shpirtit të këtij muaji, mund të përllogaritet personaliteti i gjithsecilit.
Janari - Dragoi
Si muaji i parë i vitit, jeni të vetmit që ndiqeni nga të gjithë. Jeni me vullnet të fortë dhe keni potenciale të tejkaloni gjithçka ju pengon. Sidoqoftë, kontrollojeni këtë temp. Mund të jetë pak problem, sepse inatosja nuk është zgjidhje e mirë për gjithçka.
Shkurti - Feniksi
Ndërsa digjeni dhe bëheni hi, si simboli i shpirtit tuaj, Feniksi, ngriheni më të fortë dhe të fuqishëm. Keni këmbëngulje të pamasë, që është burimi kryesorë i fuqisë tuaj.
Marsi - Jing-Jang
Kërkoni ekujlibrin në gjithçka dhe konsideroni gjithmonë anën e mirë dhe të keqe të gjithsecilit. Keni një qasje pozitive ndaj jetës dhe situatave. Sidoqoftë, jeni të prirur të merrni në konsideratë vetëm të mirën, gjithmonë duke negociuar dhe zgjidhur problemet. Por bëni kujdes të jeni pak më të vëmendshëm sepse disa njerëz janë shumë toksik për të qenë të mirë.
Prilli - Luani
Të mbushur me pasion të pamasë, jeni ekstremisht guximtarë dhe kurajozë. I zaptoni sfidat me të cilat përballeni dhe jeni të ndershëm deri në palcë.
Duke mbrojtur njerëzit që doni, do të rrezikonit edhe jetën tuaj për t'u kujdesur për klanin.
Maji - Ujku
Lideri i tufës, preferoni vetminë dhe ndonjëherë nuk ju bëhet vonë të qëndroni në hije. Jeni gjithmonë të gatshëm për njerëzit që doni, dhe ata që kërcënojnë të dashurit tuaj duhet që më parë të përballen me ju.
Qershori - Peshqit
Jeni shpirti më i shkujdesur i detit dhe gjithçkja ju intereson është liria. I shmangeni përgjegjësive por kjo nuk është shumë reale për ju. Mos i injoroni instiktet tuaja sepse janë burimi më i madh i fuqisë suaj.
Korriku - Zjarri
Udhëhiqeni gjithmonë nga pasioni dhe nëse diçka është e rëndësishme për ju, nuk dini të bëni mbrapsht. Qoftë në karrierë, në marrëdhënje apo në gjërat që pëlqeni të bëni, çdo gjë është shumë intensive për ju. Sidoqoftë, duhet ta kontrolloni këtë pasion në mënyrë që të mos kthehet në obsesion.
Gushti - Kali
Si shpirt i lirë, vraponi të çliruar në xhungël, duke përjetuar gjithmonë aventura. Besoni në vete dhe do të udhëtoni mijëra kilometra në jetën tuaj.
Shtatori - Lulja
Jeni për qetësinë dhe paqen. I sillni bukuri kësaj bote të zakonshme. Ngrohtësia që rezatoni i bën njerëzit të ndalojnë pak për të pushuar e të shijojnë qetësinë.
Tetori - Ylli
Jeni drita udhëheqëse e të gjithëve, duke u treguar gjithmonë rrugën të tjerëve. Suksesi nuk është vetëm për veten tuaj por edhe se si të frymëzoni të tjerët. Sifoqoftë, duhet të gjeni kohë për vete dhe të praktikoni dashurinë për veten tuaj, në mënyrë që të mos digjeni.
Nëntori - Pema
Jeni sistemi ndihmës për gjithë të tjerët. Strehoni dhe prodhoni gjithçka për të tjerët, si një pemë. Por, a nuk mendoni që edhe rrënjët tuaja kanë nevojë për ujë?
Dhjetori - Uji
Njëjtë si uji që ndryshon, silleni ndryshe në situata të ndryshme. Mund të jeni më i qeti ndër miqtë tuaj, por të nxitur nga një stuhi, mund të bëheni të rrezikshëm si valët turbulluese. Të përgatitur për të përballuar gjithçka që ju del përpara. /Oculus News