Luani dhe Shigjetari
Ky çift përjeton dramat më të pakta. Edhe kur ngrihen problemet, ndihen në të njëjtën mënyrë.
Peshorja Shigjetari
Kur këta të dy bashkohen, ja kalojnë mirë duke u argëtuar, Peshorja ka nevojë për një partner që të lidhet emocionalisht ndëra kur Shigjetari nuk mund të jetë ky person i pretenduar, Peshorja ndihet e vetmuar, edhe nëse janë shumë pranë fizikisht.
Shigjetari dhe Ujori
Ky çift është itneresant sepse asnjëri nuk është më shumë emocional se sa tjetri. Por është pikërisht ky fakt që i shkakton problemet në marrëdhënje. Ndonjëherë është më mirë të kesh dikë që investohet më shumë emoconalisht.
Gaforrja dhe Peshqit
Ky është një kombinim ku secili është një person shumë i mirë për tjetrin. Ndoshta shumë i këndshëm. Peshqit kanë nevojë dikë që t'i mbajë me këmbë në tokë sepse humbasin në fantazitë që besojnë se do bëhen realitet. Ndërsa Gaforrja e ushqen këtë realitet dhe të dy e krijojnë këtë marrëdhënje që duket se gjithçka duket perfekte, por asnjëherë nuk i adresojnë çështjet e vërteta.
Luani dhe Bricjapi
Ky çift është më privati. Marrëdhënja është për ta dhe vetëm për ta. Problemi me ta ngrihet kur e gjithë jeta e tyre lidhet vetëm me marrëdhënjen dhe njëri nga ta nuk mund ta durojë më.
Peshorja dhe Peshorja
Bashkimi i këtij çifti është një herë bekim dhe herë tjetër kthehet në mallkim. Kur ka shumë ngjashmëri luftoni për të njëjtën çështje dhe një Peshore nuk bën përjashtim. Të dy kokëfortë dhe nuk duan ta pranojnë kur kanë gabim duke e injoruar problemin dhe vazhduar përpara, por me kalimin e kohës kjo qasje nxit krisje në marrëdhënje.
Bricjapi dhe Peshqit
Peshqit janë nevojtarë dhe duhet personi i duhur që t'i kuptojë, respekojeni këtë gjë dhe nevojat e tyre dhe shihni se si do lulëzojnë. Marrëdhënja këtu dështon sepse Peshqit ngjiten shumë pas personit tjetër, dhe Bricjapi nuk e duron një gjë të tillë.
Gaforrja dhe Bricjapi
Loading...
Demi dhe Virgjëresha
Ky çift është në rregull me ato gjëra që të tjerët i quajnë të mërzitshme. Ndihen mirë kur qëndrojnë në shtëpi. Ndihem mirë kur bien herët për të fjetur. Nuk ka problem për ta nëse duken si një çift pleqsh, por problemet ngrihen kur njëri nga ta ndryshon befasisht duke e krahasuar me marrëdhënjet e tjera, sepse ky çift nuk është si të tjerët.
Gaforrja dhe Peshqit
Ky çift është nga më praktikët. Por praktika ndonjëherë bëhet e mërzitshme, megjithëse është një marrëdhënje për t'u marrë shembull, të ndershëm, besnikë dhe të dashur. Ndonjëherë duhet diçka më ngacmuese për ta mbajtur gjallë marrëdhënjen.
Binjakët dhe Luani
Ky çift lulëzon në rini por kur vjen puna për të qenë më seriozë ose për të ndërmarrë hapin e rradhës, këtu pikërisht dështojnë sepse ndërsa secili mund të dojë, të dy bashkë nuk janë të gatshëm për një marrëdhënje adulte.
Dashi dhe Ujori
Ky çift është shumë i fortë emocionalisht dhe mendërisht, por problemet ngrihen kur marrëdhënja bëhet shumë emocionale për t'u mbajtur nga secili person, dhe këtu rrugët e tyre ndahen.
Virgjëresha dhe Ujori
Ky është ndër çiftet me marrëdhënje që zgjat, madje për vite të tëra. Por edhe njerëzit që duken perfekt bashkë, ndonjëherë pushojnë së qëni të tillë. E ushqejnë dhe rrisin shumë njëri-tjetrin dhe thjeshtë largohen nga njërit-tjetri pa ndjenja të forta.
Demi dhe Demi
Kur dy personalitete të vështirë takojnë njëri-tjetrin, në fillim gjithçka duket e pamundur. Këta ndoshta nuk e pëlqenin njëri-tjetrin në fillim por nën këtë papëlqyeshmëri e sfidojnë njëri-tjetrin për të parë se sa do zgjasë. Demi lulëzon në një marrëdhënje por ky çift dështon në atë pikë kur nuk pushojnë së grinduri. Duket sikur gjithmonë secili kërkon për arsye për t'u xhindosur.
Dashi dhe Dashi
Ndërsa është gjë e mirë që personalitetet të jenë të ngjashme, pikërisht këtu lindin problemet. E kundërta tërheq vërtetë por është shumë e rëndësishme për të mos u bërë klonë të njëri-tjetrit.
Luani dhe Ujori
Ky çift është nga ata që ka momentet më intime në dhomën e gjumit. Por mungon lidhja emocionale. Është vitale që të dy të keni lidhje fizike dhe emocionale, por është e vështirë të gjendet.
Virgjëresha dhe Shigjetari
Shigjetari dëshiron të udhëtojë dhe të provojë gjëra të reja, dhe kjo do ta shtynte Virgjëreshën jashtë zonës së saj të rehatisë. Megjithëse ekujlibri i të kundërtave është gjë e mirë, Shigjetari është i prirur të ketë nevojë për shumë kohë për t'u lidhur dhe mund të tronditet nga dikushu që investohet tej mase emocionalisht. Zakonisht është Shigjetari që largohet.
Dashi dhe Luani
Dy njerëz që duket sikur janë në një lidhje perfekte. Por në brendësi ekziston diçka krejt tjetër. Grinden shumë. Janë momentet helmuese dhe orvajtjet për t'u larguar nga njër-tjetri problemet serioze në këtë marrëdhënje.
Binjakët dhe Ujori
Kjo marrëdhënje është shumë pasionante dhe e dashur dhe duket sikur do zgjasë përgjithmonë, por kur përfundon, nuk është e lehtë për asnjërin. Të dy lëndojnë duke u larguar nga diçka e mirë, pasi kuptojnë që nuk ishte e mjaftueshme.
Virgjëresha dhe Peshorja
Ky çift mundohet shumë për të bërë njëri-tjetrin vërtetë të lumtur, madje edhe duke sakrifikuar me nevojat e veta, dhe kjo përbën problem ndërkohë që i lejnë ndjenjat e tyre të pluskojnë. Praktikisht gjithçka del në pah menjëherë dhe kjo e rraskapit personin tjetër. >>>>>
Tags
Horoskopi