144 kombinimet e Çifteve të Horoskopit, prirjet në rrënimin e Marrëdhënjes

144 kombinimet e Çifteve të Horoskopit, prirjet në rrënimin e Marrëdhënjes

Gaforrja me Akrepin

Besohet se ky është çifti më i fortë i të githë çifteve, por si gjithë marrëdhënjet, krisja lidhet me dyshimin, më shumë jo mes çiftit, por në atë se çfarë mund të humbiste dikush, nëse do ishte beqarë. Kur keni një marrëdhënje të fortë e të shëndetshme, ku çdo gjë shkon në perfeksion, vihet në dyshim, sepse është shumë e mirë për të qenë e vërtetë.

Peshqit me Peshqit

Të dy emocional. Të dy kushtojnë shumë vëmendje. Të dy janë të lidhur me nevojat dhe dëshirat e personit tjetër, dhe orvaten për të qenë partneri më i mirë i mundshëm. Por për shkak se peshqit janë shumë emocional dhe ndjekin çdo gjë me zemër dhe jo me mendje, grindjet e të dyve shpesh bëhen shumë dramatike dhe të shpeshta, derisa dikush të dorëzohet, por peshqit janë shumë kokëfortë.

Dashi dhe Shqigjetari

Kjo marrëdhënje është argëtuese, e shkujdesur dhe e lumtur. Orvajtjet nisin kur duhet të ndërmarrin hapa të mëdhenj si pjesë e marrëdhënjes së tyre. Asnjëri nga ta nuk dëshiron të ndryshojë atë që ka, por çdo çift ka nevojë të rritet e të ndërmarrë hapat e nevojshme, edhe nëse përballet me frikën.

Shigjetari dhe Peshqit

Peshqit do jenë gjithmonë më të turpshmit në marrëdhënje. Janë pasiv dhe të vrazhdë, duan thjeshtë të bëjnë të lumtur partnerin e tyre. Nga ana tjetër, Shigjetari është i prirur të jetë i ftohtë dhe i largët. Krisja në këtë marrëdhëne nis kur Peshqit nuk i mundësojnë liri partnerit të tyre, dhe vazhdojnë duke u përpjekur më shumë për të fituar afeksionine tyre. Në këto rrethana Shigjetari mërzitet lehtë sepse ka nevojë për hapësirë.

Virgjëresha dhe Bricjapi

Këto çifte janë të dy palët konkurues dhe e shijojnë faktin e të qenit në qendër të vëmendjes. Orvaten shumë që partneri i tyre të jetë ai që duhet të shkëlqejë, dhe këtu nisin problemet. Është mirë që të shyni njëri-tjetin për të arritur më shumë, por kjo bëhet e mërzitshme kur nga një skuadër kalon për të garuar në tjetrën.

Luani dhe Peshorja

Të dy nuk janë egoistë kur vjen puna për marrëdhënjen, japin gjithçka kanë. Por duke dhënë më shumë seç duhet, kjo tregon pasiguri në vetvete dhe nxit nevojën për ta bërë vazhdimisht për ta mbajtur personin tjetër. Me këtë vjen xhelozia, e cila kur kombinohet me mungesën e vetbesimit, e bën tejet të vështirë marrëdhënjen.

Demi dhe Gaforrja

Ndërsa demi mund të jetë i ashpër në ekstreme, partneri sjell pjesën më të mirë dhe të ndjeshme të tij. Gaforrja nga ana tjetër është krejtësisht i sigurtë për veten në marrëdhënje, nuk mborhen aspak. Problemi me këtë çift nis kur Demi ndjen dyshime dhe nuk di se si t'i shprehë, sepse kanë mure të lartë.

Bricjapi me Bricjapin

Kur partnerët e çiftit janë shumë të ngjashëm, ose do të jenë çifti më i lumtur dhe perfekt, ose do përplasin kokat sepse në thelb janë i njëjti person. Një çift bricjapësh orvatet shumë në një marrëdhënje, më shumë sepse është një marrëdhënje e parashikueshme, dhe dikush do mërzitet. Më pas të dy nuk përpiqen më si në fillim, dhe në këtë situatë duhet që të ruajnë përpjekjet edhe nëse dikush është tejet i sigurtë.

Binjakët dhe Peshqit

Ky çift është i fortë sepse kanë një ldhje të thellë emocionale. Nuk janë shenja që e kuptojnë njëra-tjetrën apo se duan më të mirën për personin tjetër. Tek ky çift vështirësitë linnd në ato situata kur vjen puna për të marrë dhe për të dhënë. Peshqit mund t'ja jepnin bluzën e tyre të preferuar gjithkujt, dhe në fillim kjo pëlqehet nga Binjakët. Por me kalimin e kohës i marrin me të lehtë Peshqit. Peshqit nuk do t'i shtynin kurrë të ndryshonin, por në heshtje shpresojnë dhe luten që gjërat të ishin si më parë. Ky çift ka çastet e tij kur janë shumë afër, por më pas largohen duke u bërë si të huaj. Kur dy njerëz investohen emocionalsiht, është e vështirë për të gjetur ekujlibrat.

Shigjetari dhe Shigjetari
Ndoshta çifti më kokëfortë i të gjithëve. Dhe këtu lindin problemet. Edhe nëse personi tjetër mund ta ketë gabim, duhet kohë e gjatë që fjala "më fal" të dalë në sipërfaqe.

Dashi dhe Binjakët

Janë çift që nuk mërziten me njëri-tjetërin duke vazhduar ta mbajnë flakën ndezur. Nga udhëtimet tek përvojat e reja duke e nxitur vazhdimisht njëri-tjetrin. Asnjëri nuk dëshiron të ulet me këmbë në tokë e të nisë jetën tradicionale kur janë të lidhur dhe nga këtu lindin problemet, ndonjëherë mendojnë se personi tjetër po i ndalon që të bëjnë diçka të re apo ndryshe.

Peshorja dhe Akrepi

E kundërta tërheq. Akrepi priret të jetë i ashpër rreth ekstremit. Peshora është një libër i hapur dhe një ndër shenjat më besnike. Gjithashtu nuk dorëzohen me njerëzit, ndërsa Akrepi është i prirur t'i "shtyjë" tutje njerëzit, Peshorja nuk i lë. Më së shumti problemet e këtij çifti lindin nga të tjerët, dhe jo nga vetë ta. Akrepi ka gjykim të mprehtë dhe kujdeset për Peshoren, ndërsa peshorja sheh anën e mirë tek të gjithë dhe dhuron shumë mundësira. Luftojnë njëri-tjetrin sepse Akrepi nuk dëshiron ta shohë Peshoren të përdoret nga të tjerët, ndërsa Peshorja e merr personalisht këtë gjë, për shkak se nuk kanë besim tek gjykimi i Akrepit.

Demi dhe Peshqit

Ky është një tjetër çift që është ekstremisht i kundërt. Por funksionon. Demi është pak më i fortë ndërsa Peshqit mund të jenë gjithçka tjetër. Problemet lindin kur Peshqit dështojnë të shprehin gjërat që janë gabim, ndërsa Demi orvatet emocionalisht që të adresojë çdo çështje sepse i shtypin tej mase ndjenjat e tyre.

Binjakët dhe Peshorja

Bazat e kësaj marrëdhënjeje bazohen në miqësi. E cila është shumë e rëndësishme për ta, por ndonjëherë të tilla marrëdhënje dështojnë, sepse ngelet në nivelin e miqësisë. Është vërtetë një miqësi e fortë, por vetëm kaq.

Dashi dhe Virgjëresha

Virgjëresha dëshiron të planifikojë dhe të ketë çdo gjë të organizuar, ndërsa Dashi është më spontan dhe më pak i parashikueshëm. Kjo marrëdhënje ka probleme sepse Virgjëresha ka nevojë për diçka konkrete, dhe zakonisht janë të parët që largohen kur një Dash nuk ndryshon apo nuk është çfarë Virgjëresha kërkon.

Akrepi dhe Bricjapi

Bricjapët hyjnë në një marrëdhënje duke menduar në terma afatgjatë dhe duan dikë për gjithmonë. Akrepi kërkon më shumë kohë dhe zakonisht nuk mendojnë për jetëgjatësinë por vetëm për momentin. Bricjapi priret të kërkojë më shumë seç mund të japë një Akrep, dhe nga këtu nisin problemet.

Demi dhe Bricjapi

Ky është një shembull i një çifti të fuqishëm. Por ndonjëherë luftojnë njëri-tjetrin për autoritet pa ditur të gjejnë ekujlibrin. Në ditët e tyre të mira, janë madhështorë bashkë. Por në ditët të këqija është vështirë të dalin paq.

Peshorja dhe Peshqit

Loading...
Kjo dyshe është ndoshta më e mira. Rrallë kanë probleme, por ndonjëherë edhe grinden, ndonëse grindja është strapacuese për të dy dhe kanë nevojë për pushim dhe qetësi pas grindjes. E gjejnë gjitmonë rrugën për paqe. Nëse ndodhin dy apo tre grindje, marrëdhënja mund të vihet në diskutim nga të dy.

Ujori dhe Ujori

Këto të dy ia lartësojnë egon njëri-tjetrit më shumë se çdo shenjë tjetër. Por është një çift ku secili është shumë i kërkuar. Dhe kjo është pikërisht ajo që tejkalohet. Secili e ka të vështirë të gjejë veten për shkak se bëhen shumë të përpirë nga njëri-tjetri.

Akrepi dhe Peshqit

Ky çift është i fortë mendërisht dhe emoiconalisht. Janë shumë të ndershëm ndaj njëri-tjetrit. Këtu problemet lindin kur Peshqit ndihen shumë rehat dhe mbështeten shumë tek partneri, për këtë shkak Akrepi rraskapitet dhe ka nevojë për hapësirën e tij.

Binjakët dhe Shigjetari

Pika e fortë e këtij çifti në marrëdhënje është komunikimi i çështjeve dhe zgjidhja e problemeve. Por problemet lindin në atë pikë të marrëdhënjes ku asnjëri nuk rriten dhe ngelin në vend numëro. Përfundojnë duke parë njëri-tjetrin dhe venë në pikëpyetje nëse ekziston e ardhmja sepse gjithçka kanë të përbashkët është e shkuar.

Gaforrja dhe Peshorja

Ky çift është ai që grindet më pak. Bëhen aq shumë të dhënë ndaj njëri-tjetrit, sa që shpesh nuk takojnë më as miqtë e tyre. Është e bukur të kesh një marrëdhënje të shkëlqyer por nga ana tjetër është e rëndësishme që të mos bëhet prioritet numër një duke zbehur fushat e tjera të jetës.

Binjakët dhe Binjakët

Ky çift është i fuqishëm dhe nxisin njëri-tjetrin të arrijë gjithçka, secili partner është mbështetësi kryesorë i tjetrit. Edhe këtu lindin probleme sepse Binjakët janë shumë të ashpër me veten duke e vendosur veten nën presion të madh mbi gjërat që mund të arrijnë. Ndërsa punojnë shumë dhe janë të suksesshëm, nuk e tregojnë këtë me fytyrën tjetër që veshin dhe asnjëherë nuk ndihen mjaftueshëm mirë, kjo është negative. Kur të dy Binjakët janë në një stad negativ të jetës së tyre, mund ta demoralizojnë dhe dekurajojnë shumë shpejt njëri-tjetrin. Zakonisht kur njëri orvatet shumë, tjetri është i fortë, por kanë edhe momentet e tyre kur të dy ndihen keq dhe secili ka nevojë për çaste vetmie.

Peshorja dhe Ujori

Një nga dyshet më shoqërore që bëjnë miq gjithandej nga shkojnë. Argëtohen bashkë. Por kur vjen puna për gjëra serioze dhe njëri nga ta duhet të nisë të marrë përgjegjësi, asnjëri nuk do e donte një gjë të tillë. Ky çift shpesh ka probleme financiare për shkak të faturave dhe borxheve, dhe në fakt kjo i bën të largohen nga njëri-tjetri.

Akrepi dhe Ujori

Problemi më i madh i këtij çifti janë momentet kur duhet të bëjnë biseda serioze. Ndërsa Akrepi mundohet ti ndrydhë ndjjenjat, Ujori nuk i vëren detajet nga afër. Pra ndërsa Akrepi mundohet të japë mesazhe të nënkuptuara, partner i tyre nuk do ti kuptojë deri në çastin kur t'ja thotë troç, por Akrepi e ka tepër të vështirë.

Luani dhe Virgjëresha

Ky çift është mi i maturi nga të gjithë dhe kanë një marrëdhënje vërtetë solide kur vjen puna për të bërë sakrifica. Secili shumë i investuar në punë, karierë dhe jetën personale dhe është e vështirë për ta të japin pjesë nga jeta e tyre për të qetësuar dikë për të cilin kujdesen, sepse secili e ka të vështirë për shkak të lirisë që i është dhënë. >>>>>

Previous Post Next Post