5. Sali Berisha
Sipas versionit zyrtarë, Sali Berisha lindi në 15 Tetor dhe i përket shenjës së Peshores. Ndërsa burime të tjera pretendojnë se data e lindjes së Sali Berishës është 1 Korriku, pra shenja e Gaforres. Pretendohet se e ka falsifikuar ditëlindjen me qëllim që ta jetë sa më afër me atë të ish diktatorit Enver Hoxha. Të tjerë mendojnë se është afruar vetë nga Enver Hoxha të jetë pranë udhëheqjes komuniste, veç të tjerash, edhe për shkak të ditëlindjes. Por duhet theksuar se në drejtimin e Shqipërisë Berisha ka shfaqur më shumë tiparet e Gaforres.
Gaforret kanë dy anë ekstreme, nga njëra anë janë ekstremisht të ndjeshëm dhe emocional dhe dashurojnë deri në dhimbje, dhe nga ana tjetër janë njerëzit më hakmarrës që mund të ekzistojnë. Vlen të theksohet këtu se në një analizë të bërë në burgjet e SHBA-ve rreth numrit të kriminelëve, duke i klasifikuar sipas shenjës së horoskopit, Gaforret zinin vendin e parë për nga numri i kriminelëve.
Ilustrimi i tipareve të Gaforres shfaqet qartë tek udhëheqja e Berishës: dashuri të madhe për ata që iu afronin, një pjesë e të cilëve janë bërë miljarderë falë tij; dhe nga ana tjetër urrejtje dhe hakmarrje ekstreme për kundërshtarët.
Nëse Berisha do vazhdonte ta udhëhiqte vendin, bazuar në shenjën e Gaforres, do kishin një rritje të hendekut mes të pasurve dhe të varfërve, ose ata që e adhuronin do u pasuronin më shumë, dhe ata që e kundërshtonin do u varfëronin më shumë, pa marrë shumë parasyshë ndërtimin e shtyllave të shtetit.
6. Fatos Nano
Lindi në 19 Shtator dhe i përket shenjës së Virgjëreshës.
Virgjëresha është një shenjë perfeksioniste dhe tejet e detajuar. Kjo vihej re tek rëndësia që Fatos Nano i kushtonte komunikimit, pasi është e qartë që një politikan nuk ka çfarë të shesë tjetër veç fjalëve. Si shenjë e tokës, Virgjëresha ka shumë karakteristika të përbashkëta me shenjën e Bricjapit por ja tejkalon këtij të fundit për nga planifikimi, perfeksioni dhe detajet. Virgjëreshat janë shumë analitik dhe të zgjuar, planifikojnë detaje të imëta për të parashikuar të ardhmen, por e kanë të vështirë të marrin vendime pasi shumicën e kohës e shpenzojnë duke analizuar dhe kritikuar tej mase të tjerët, shpesh për gjëra të kota.
Këto tipare i shkonin përshtat Fatos Nanos, pasi mund të themi se e kishte parashikuar në mënyrë perfekte se si mund të zhvillohej Shqipëria postkomuniste, po të kemi parasyshë që rreth 40% e deputetëve socialistë nën udhëheqjen e tij ishin të shkolluar për agronomi dhe bujqësi. Në fakt këta agronomë i duheshin dhe i duhen Shqipërisë, pasi vendi nuk prodhonte gjë, e gjithë industria e rëndë e kohës komuniste rezultoi jo rentabël dhe një pjesë e mirë u shkatërrua dhe u vodh. Perfeksionizmi i Virgjëresësh, bëri që në kohën e Nanos të dalë Kushtetuta e parë postkomuniste. Vlen të theksohet këtu se Fatos Nano mbetet i vetmi udhëheqës shqiptarë që dha dorëheqjen.
Pra nëse Nano do vazhdonte ta udhëhiqte vendin, në fakt nuk do të mund të vazhdonte për shkak se përgjithësisht Virgjëreshat janë shumë kritikuese dhe nuk i durojnë të metat, nga ana tjetër kanë mangësi në inteligjencën emocionale, diçka që i lëndon të tjerët pa ndërgjegje.
Dorëheqja e Nanos i shkon më së miri perfeksionit të Virgjëreshës.
7. Edi Rama
Lindi në 19 Korrik dhe i përket shenjës së Gaforres.
Siç e theksuam edhe më lart në rastin e Sali Berishës, Gaforret kanë dy anë të skajshme: dashurojnë dhe urrejnë në ekstreme. Kanë natyrshëm ndjeshmëri dhe inteligjencë emocionale mbi mesataren. Kjo vihet re lehtë në komunikimin e Edi Ramës me qytetarët, kryesisht në kohë fushate, në mënyrën e personalizuar se si ai komunikon me çdo qytetarë.
Ana e dashurisë së tij është vënë re në kohën kur udhëhiqte Bashkinë Tiranë, dhe në transformimin pozitiv të Tiranës; është e qartë që dashuria dhe orvajtjet e tij u shpërblyen me votë qytetare për tre mandate rresht. E njëjta gjë ka ndodhur edhe vitet e fundit, ku ai është Kryeministër i Shqipërisë për të dytin mandat rresht. Ndryshe nga liderët e mësipërm, duket se Rama ka punuar më shumë me veten pasi në veprimet e tij nuk është i theksuar 'instikti' hakmarrës i Gaforres si në rastin e Berishës. Mbase për shkak se dashurinë për njeriun, të cilën Gaforrja e ka shumë të theksuar, është munduar ta kanalizojë tek dashuria për Shqipërinë.
Ekstremi tjetër, pra i inatit dhe urrejtjes nuk vihet re në rastin e Ramës, mbase kjo lidhet me Reformën në Drejtësi dhe me orientimin e Shqipërisë drejt vlerave perëndimore. Gjithsesi gjithçka mbetet për t'u parë në të ardhmen. Kthehu mbrapsht <<<<< /Oculus News
Tags
Horoskopi