Për shumë njerëz dita e lindjes apo astrologjia flet shumë për personalitetin e dikujt dhe pretendohet se parashikon deri në njëfarë mase jetën dhe veprimet e ardhshme të personit, bazuar në akumulimin e statistikave, jetës së personazheve të mëparshëm dhe në pozicionimin e yjeve.
Përvoja e njerëzitmit ka vërtetuar se udhëheqja nga një njeri i vetëm e një perandorie, tribuje apo shteti ka rezultuar katastrofale dhe shpesh tragjike për fatet e miliona njerëzve, dhe në ndonjë rast ka rrezikuar vetë fatet e njerëzimit. Në këtë amulli përzierje grykësishë, ndjenjash dhe epshesh njerëzore lindi demokracia, ku fatet dhe e ardhmja përcaktohen në dakortësi me njerëzit për një perjudhë të limituar kohore. Anomalia e udhëheqjes nga një person i vetëm është e faktuar sot me kohëzgjatjen e një mandati politik, ku zakonisht shkon nga 4 deri në 5 vjet në vendet me demokraci të shëndoshë. Ky afat shërben që opozita të reflektojë për të shkuarën, të gjejë ekujlibër të brendshëm, të kontrollojë pozitën dhe të gjenerojë kauza, projekte dhe ide origjinale në dobi të përmirësimit të jetës së gjithë banorëve të shtetit përkatës në atë kontekst të caktuar kohorë.
Në këtë sens po paraqesim disa pikëpamje në atë se si do shkonin fatet e Shqipërisë po të supozonim se njëri prej udhëheqësve do sundonte përjetësisht Shqipërinë, bazuar në shenjën e tij të horoskopit, duke pasur parasyshë se njeriu s'mund të konsiderohet kurrë Zot pasi ka ndjenjat, pëlqimet dhe mospëlqimet e tij, të cilat gjithsesi ndikohen nga ambjenti shoqërorë dhe kontensti kohorë ku ka jetuar dhe jeton. Me pak fjalë do bazohemi tek pikat e dobta të njeriut sipas shenjës së horoskopit, të cilat dalin një ditë në sipërfaqe pavarësisht religjionit, njofurive, kulturës apo edukatës familjare të personit.1. Ismail Qemali
Lindi në 16 Janar dhe i përket shenjës së Bricjapit.
Bricjapët, ose Ismaili në këtë rast, kanë frikë nga e ardhmja sepse planifikojnë dhe mendojnë shumë për detajet. Bricjapët bëjnë plane racionale dhe në thelb më parë mendojnë për veten. Veprojnë atëherë kur janë të bindur se planet e tyre do shpalosen në të ardhmen. Si shenja e tokës, Bricjapët stepen për të ndërmarrë veprime kur e ardhmja duket e paqartë për ta.
Pra Ismail Qemali nuk do ia arrinte kurrë të bëhej udhëheqës i përjetshëm për shkak të racionalitetit dhe të fokusuarit tej mase tek detajet, tek të cilat praktikisht nuk e shihte të ardhmen e tij në kontekstin e vazhdimit të udhëheqjes së Shqipërisë, pavarësisht se si do precipitonin rrethanat.
Nëse do vazhdonte ta udhëhiqte Shqipërinë si pasojë e inercisë njerëzore, Ismail Qemali do ta zhvillonte vendin deri në një masë të caktuar dhe do të eliminohej politikisht, përkohësisht në rastin e një demokracie të shëndoshë, dhe përgjithmonë në rastet e tjera. Kjo për shkak të vetë mënyrës së të menduarit të shenjës së tokës, Bricjapit.
2. Ahmet Zogu
Ka lindur në 5 Prill dhe i përket shenjës së Dashit.
Dashi është shenjë e zjarrit, dhe ashtu si zjarri nervozohen shpejt dhe kjo bën shpesh të ndërmarrin vendime të pa studiuara mirë. Pra duke qenë shenja e Dashit, i cili nuk i trembet betejave dhe luftës, njëjtë ka shkuar edhe jeta e personit, i cili me grindën, inatin dhe afshin e zjarrit, nga një oficer i thjeshtë shkolluar, u bë mbreti i parë i shqiptarëve. Jeta e Zogut ishte një luftë prej "Dashi", që kur mënjanojë të vëllain e tij dhe siguroi parësinë e krahinës së Matit, në luftërat kundër serbëve dhe malazezëve, e deri në vdekjen e tij, me shpresën e rrëzimit të sistemit komunist në Shqipëri. Vlen të përmendet këtu që edhe Adolf Hitleri i përket shenjës së Dashit.
Nuk kishte se si të përfundonte ndryshe fati i një Dashi si Ahmet Zogu, ikja e tij në çastet e fundit e ilustron mirë këtë gjë. Nëse do vazhdonte ta udhëhiqte Shqipërinë, sigurisht që vendi do kishte zhvillime, deri në përplasen "fatale", njëjtë si Hitleri.
3. Enver Hoxha
Lindi në 16 Tetor dhe i përket shenjës së Peshores.
Loading...
Si shenjë e ajrit janë shumë kuriozë, të mprehtë dhe kanë mendje aktive. Kanë dëshirë të dinë gjithçka, por më shumë të dinë rreth gjërave të errëta, dhe të shpenzojnë më shumë se ç'mund të përballojnë, thjeshtë për të ditur dhe marrë informacione që ndoshta nuk do t'u duhen kurrë. Gjithashtu e pëlqejnë pa kushte lluksin dhe jetën e mirë.
Të gjitha këto tipare të Peshores i jetësoi diktatori Enver Hoxha në drejtimin e Shqipërisë, duke manipuluar njerëzit falë informacioneve (mund të cilësohen edhe si 'kulturë') rreth qenies humane që përftoi gjatë qëndrimit në Francë (disa mendojnë se frekuentonte edhe sekte okulte), të cilat i aplikojë për të manipuluar shqiptarët. Diçka që e bëri pa u lodhur, po të kemi parasyshë që mbi 90% e shqiptarëve ishin të pa shkolluar pas mbarimit të luftës. Vlen të theksohet këtu që lideri aktual autoritarë i Rusisë, Vladimir Putin, është gjithashtu shenja e Peshores, i cili po udhëheq rusët për më shumë se 20 vjet përmes manipulimeve, pavarësisht se Rusia është ndër shtetet më të pasura me burime natyrore dhe banorët e saj janë ndër më të varfërit në botë, krahasuar me totalin e popullsisë.
Pra nëse supozojmë që Enveri do vazhdonte ta udhëhiqte Shqipërinë sipas horoskopit, vendi do varfërohej vazhdimisht për shkak të izolimit dhe eliminimit fizik të miqve politik apo jo politik, dhe implementimit të një sistemi eksperimental vlerash marksiste që nuk kishin lidhje me orientimet e përgjithshme globale.
4. Ramiz Alia
Lindi në 18 Tetor dhe i përket shenjës së Peshores.
Mbase Enver Hoxha e ka zgjedhur me kast Ramizë Alinë të shenjës së tij. Mund të vihet re lehtësisht në kronikat e kohës se si Hoxha imitohej nga Ramiz Alia. Ashtu siç pritej, pasi Alia mori drejtimin e partisë, niveli i jetesës vazhdojë rënjen deri në rrëzimin e rregjimit.
Pasi u qartësua dhe u bind që sistemi komunist falimentojë, duke pasur frikë nga përplasja ,si shenjë e Peshores, Alia hartojë një strategji të detajuar që anëtarët e bllokut komunist të vinin sërish në pushtet me sistemin e ri demokratik. Vazhdo >>>>>
Tags
Horoskopi