Sjelljet që na plakin me shpejtësi, me vrik

Sjelljet që na plakin me shpejtësi, me vrik

 Ekzistojnë disa gjëra që bëjmë në jetën e përditshme të cilat na plakin më shpejt se sa do u plaknim natyralisht. Ndërsa mosha kalon, duhet të sigurohemi që po bëjmë ato gjëra në jetën tonë që na mbajnë sa më të shëndetshëm. 

Gjithsesi, në vijim po paraqesim disa sjellje që ndikojnë në përshpejtimin e plakjes.

Mos reduktimi i presionit të gjakut
Kur jemi në moshë të re nuk i kushtojmë vëmendje presionit të gjakut. Qëllon që kur nisim t'i kushtojmë vmendje, ka kaluar shumë kohë.

Sipas Hello Heart, "rezulton se stadet e para të hipertencionit (të përjetuara, në moshën 20, 30, 40 vjeçare) dhe presioni i gjakut, kanë ndikim të madh në moshë. Edhe nëse nuk keni hasur simptoma të atakut në zemër, mund të plakeni më shpejt, dhe të tjerët rreth jush mund t'ua thonë."

Prandaj, nëse nuk e kontrolloni presionin e gjakut, presioni i lartë mund të marrë vjet nga jeta juaj, përfshirë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Mos kontrolli i peshës

Shkenca e ka provuar prej kohësh se njerëzit që janë mbi peshë dhe ia dalin që të humbasin peshë, kanë arritur ta përmirësojnë ndjeshëm jetëgjatësinë e tyre. Mos kontrolli i peshës mund të bëjë të plakeni shpejt. Duke pasur një peshë të shëndetshme, kjo mund të rrisë jetëgjatësinë dhe të parandalojë plakjen e shpejtë.

Duhanpirja

Shumica e njerëzve e dinë rrezikun nga duhanpirja, përfshirë lëkurën dhe kancerin në fyt dhe mushkëri. Por duhanpirja mund të shkaktojë gjithashtu plakje të parakohshe. Edhe pasi të keni ndërprerë duhanpirjen, është e vështirë të rikthehen efektet e shkaktuara nga vitet e duhanpirjes.

Mos të jetuarit e jetës

Në vend që të shfrytëzojmë mundësitë, dhe të jetojmë një jetë sipas mënyrës që duam, disa njerëz janë të prirur të ndërmarrin rrugën më të lehtë. Kur nuk e jetojmë jetën e plotë, jeta nuk është diçka që na bën të lumturl kjo do të thotë se ka shumë të ngjarë të vdesim më shpejt. Njerëzit që kanë jetuar mjaftueshëm në një ambjent dhe gjendje pozitive zakonisht kanë raportuar një jetë më të lumtur dhe të shëndetshme, duke bërë që të jetojnë më shumë.

Mungesa e aktivitetit fizik

Nëse e konsideroni veten një njeri dembel, apo dikush të cilit nuk i pëlqejnë aktivitetet fizike, atëherë kjo është një sjellje që do jua shkurtojë vërtetë jetën. Shkenca ka provuar se benefitet nga aktiviteti fizike janë të papërsëritshme kur vjenë puna për jetëgjatësinë.

Niveli i lartë i kolesterolit

Pak a shumë si presioni i gjakut, kolesteroli është diçka që shumë njerëz nuk i kushtojnë vëmendje kur janë në moshë të re. Nëse nuk i kushtoni vëmendjen e duhur nivelit të kolesterolit, mund të jeni duke u plakur shpejt, edhe nëse jeni 20 apo 30 vjeç. Duke mbajtur kontrolluar dhe mbajtur kolesterolin në nivele të pranueshme, të jeni të sigurtë që jeni në rrugën e duhur për të qëndruar të shëndetshëm dhe se jeni duke parandaluar plakjen e shpejtë.

Mos praktikimi i meditimit

Stresi? Ankthi? Mërzitjet? Ndjenja e humbjes apo emocionet negative? E lini veten të përpiheni nga këto emocione, pa punuar aspak me veten? Jeni personi që e lini veten të pushtohet nga negativiteti? Kjo është një sjellje që padyshim do ju plakë më shpejt.

Meditimi dhe mendësia e paqes do t'ju ndihmojë të reduktoni ankthin dhe stresin dhe do siguroheni që emocionet negative nuk do marrin vite nga jeta juaj.

Mos edukimi, mos leximi

Edukimi, kryesisht në universitet dhe më tej, mund të jetë i mundshëm për një sërë njerëzish. Nëse jeni apo po kryeni një universitet apo jeni në ndonjë kurs të zhvillimit të aftësive, është e rëndësishme të përftoni sa më shumë. Studimet kanë treguar se studimi ka një ndikim të rëndësishëm në jetën tonë, në mënyra të ndryshme, duke përfshirë përmirësimin e shëndetit dhe jetëgjatësinë. /Oculus News
Previous Post Next Post