Shumica e pickimeve të insekteve shkaktojnë thjeshtë kruarje të mërzitshme, të cilat mund të zgjasin deri në disa ditë.
Por, në raste të rralla pickimet mund të kenë efekte të çuditshme, që nga sulmet në zemër e deri tek paralizat. Ja disa efekte të rrezikshme që mund të shkaktojnë pickimet e insekteve:
Sulmet në zemërËshtë e ditur botërisht tashmë që disa pickime të çimkave shkaktojnë reaksione alergjike, por për sulmet në zemër?
Në raste të rralla pickimet mund të shkaktojnë sulme kardiake. Kështu i ndodhi një 45-veçari në Britani. Megjithëse nuk kishte pasur kurrë arlegji nga insektet, krahu iu skuq dhe iu fry pasi u pickua nga një grerëz, siç raporton Live Science.
Rezultoi se sulmi në zemër erdhi si rezultat i një alergjie të rëndë. Doktorët menduan se sistemi imunitarë i tij prodhonte pllakëza bakteriale, duke reduktuar kështu qarkullimin e gjakut.
Ngrehja
Është një vjagra natyrale. Helmi i merimangës së Afrikës së Jugut mund të shkaktojë ereksione të gjata dhe të dhimbshme.
Meshkujt që pickohen nga merimanga braziljane (phoneutria nigriventer) përjetojnë simptoma të rënda, përfshirë ekerksione që zgjasin me orë të tëra. Kjo ndodh për shkak të një toksine të këtij helmi që njihet si PnTx2-6, e cila rrit nivelin e acidit nitrik, një kimikat që rrit qarkullimin e gjakut dhe shkakton ekersion.
Në fakt, aktualisht studiuesit po shohin mundësinë nëse PnTx2-6 mund të përdoret për të trajtuar çrregullimet me ereksionin e meshkujve.
Alergjia ndaj mishit
Befasisht bëheni alergjik nga mishi i byftekut. Kjo u ndodh njerëzve që pickohen nga kapushat (amblyomma americanum), të cilat në fakt gjenden në amerikën e jugut dhe të veriut. Në raste të rralla, pickimi i këtyre rriqërave shkakton një alergji tek molekula që njihet si "alfa-gal" (galactose-alpha-1,3-galactose) që gjendet tek viçi, derri, dhitë e tek të tjera lloje bagëtishë.
Njerëzit me këtë lloj alergjie përjetojnë fryerje, vjellje, urtikarie dhe të tjera simptoma, rreth 4 orë pasi kanë ngrënë mishin. Në raste më të rralla, njerëzit mund të përjetojnë alergji vdekjeprurëse.
Trajtimi më i mirë është shmangja e konsumit të mishit të kuq, megjithëse për disa pacientë mund të tolerohet konsumi i limituar i këtij mishi, sipas Vanderblillt University Medical Center.
Paraliza
Pickimi i mushkonjës. Në raste të rralla mund të çojë në sëmundje vdekjeprurëse neurologjike. Kjo ndodh kur njerëzit infektohen me virusin e nilit perëndimorë, i cili përhapet nga mushkonjat. Shumica e njerëzve që bartin këtë virus nuk kanë ndonjë simptomë, por rreth 1% e tyre zhvillojnë somptoma të rënda neurologjike, përfshirë humbjen e shikimit, konvulsionet, mpirje dhe paralizë. Sipas Qendrës për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA. Në 2016, u raportua një burrë i paralizuar pasi u pickua nga një mushkonjë që ishte bartëse e këtij virusi. Simptomat neurologjike ndodhin kur virusi tejkalon barrierat e gjakut në tru dhe shkakton inflamacion të trurit apo të cipës që mbështjell trurin dhe shtyllën kurrizore./Oculus News