Nikkita Pereira bëri një lindje emergjente javës që shkoi në Royal Free Hospital, Londër, për shkak se foshnjës së saj i ishte mbërthyer kordoni umbicinal rreth qafës. Disa minuta pasi lindi, doktori e deklaroi foshnjën, të quajtur Ziah, të vdekur.
Pas 28 orësh punë intensive zemra e foshnjës po reduktonte rrahjet për shkak të kordonit umbicinal që i ishte mbërthyer në qafë duke mbyllur kanalin e komunikimit, stafi i spitalit the se foshnja ka humbur jetën.Por disa çaste më vonë Ziahh filloi të merrte frymë dhe "shpërtheu" në të qara, ndërsa Nikkita tha: "Sapo isha gati për t'u dorëzuar, një mrekulli ndodhi. Ndjeva gjakun që më kalonte nëpër vena, sikur më godiste dhe më thoshte që djali yt s'ka vdekur. Kur e dëgjova të qajë, ndjeva sikur fillova të marr frymë sërish."
Royal Free Hospital në Londër komunikoi se vdekja e Ziah nuk u regjistrua asnjëherë zyrtarisht, dhe se tani Nikkita mund të regjistrojë shumë vite jetë./Oculus News
Tags
E çuditshme