Ekzistojnë rryma të ndryshme fetare dhe jo fetare të cilat kanë raporte të caktuara me njerëzimin. Gjithsesi një gjë është e sigurtë, që feja ka ndikimin e vet në zhvillimet e njerëzimit. Në këtë linjë vijim po paraqesim disa mendime që hasen shpesh, të cilat japin një panoramë më të qartë të të mirave dhe këqijave që kanë ardhur si rezultat i fesë.
Gjërat pozitive të fesë:Besimet fetare kanë vlerë pragmatike.
Feja është e mirë për mirëqenien psikosociale të ndjekësve të saj.
Feja ka motivuar shumë veprime jo egoiste si vullnetarizmi dhe bamirësia.
Shumica e kulturës së sotme dhe e trashëgimive botërore ekzistojnë për shkak të fesë.
Feja doli si një përshtatje evolucionare. Shpërndanë përshtatjen e sjelljes që prodhojë avantazhe evolucionare.
Feja shërben si një urë për njerëzit që të bëhen bashkë e të krijojnë marrëdhënje që zgjasin.
Gjërat negative të fesë:
Për të shpërndarë fenë tek masat e njerëzve, feja e organizuar i ka reduktuar aktivitetin e njeriut, si p.sh., analizën e vetvetes dhe natyrën shpirtërore në aktivitete rituale të performimit mekanik, dhe ndonjëherë performohet vetëm për t'ju shmangur "mëkatit".
Feja është përdorur si një formë e kontrollit shoqërorë.
Njerëzit janë shtyrë të bëjnë gjëra të tmerrshme në emër të fesë.
Feja ka qenë burim konflikti për të gjithë botën dhe në të gjtha epokat.
Feja ka ngadalësuar zhvillimin e njerëzimit në shkencë dhe teknologji.
Politika dhe feja kanë errësuar dhe zvogëluar zhvillimin e natyrës shpirtërore kolektive dhe personale.
Feja është një shenjë e dështimit të shoqërisë: shoqëritë që janë më pak fetare, janë më të suksesshmet./Oculus News