Pema më e madhe Familjare që ka ekzistuar: 13 milionë njerëz


Kjo familje që shihni në video përfshin 11 gjenerata dhe mbulon një perjudhë kohore prej 500 vjetësh, besohet se është pema më e madhe familjare që ka ekzistuar.

Bazuar në historinë gjeneaologjike të Europës dhe Amerikës së Veriut, kjo pemë po ndihmon shkencëtarët të kuptojnë se si gjenet luajnë një rol të rëndësishëm në ndikimin e jetëgjatësisë njerëzore.

Studimi u krye nga Universiteti Kolumbias në bashkëpunim me Nju Jork Genom Senter dhe My Herigage.

Kjo pemë është krijuar nga një skuadër shkencëtarësh të informatiës të cilët përdorën të dhëna publike gjeneaologjike.

"Përmes punës së mundimshme të shumë gjeneaologëve, të cilët ishin kuriozë për historinë e familjes së tyre, ne përftuam të dhëna nga një familjeje të madhe, dhe nxorrëm disa konkluzione." thotë autori kryesorë i studimit," Janiv Erlish.

Rezultatet ndihmuan për të vizatuar një panoramë më të detajuar të emigracionit përtej atllantikut gjatë pak shekujve të kaluar dhe se si kjo ka ndikuar tek martesat.

Pema më e madhe Familjare që ka ekzistuar: 13 milionë njerëz

Për shembull, përpara 1750-ës, shumica e amerikanëve u martonin me një femër që duhej të ishte të paktën 9 kilometra më larg se vendbanimi i tyre, kjo distancë mesatare a atëhershme është rritur në 85 kilometra.

U zbulua se megjithëse femrat kanë tendencë të emigrojnë më shumë se meshkujt, meshkujt që emigrojnë janë të prirur të udhëtojnë në distanca më të largëta.

Duke përfshirë studime gjenetike tradicionale në gjetjet e tyre, studiuesit arritën gjithashtu të përcaktojnë se pasja e "gjeneve të mira", do të thotë mesatarisht 5 vite jetë më shumë.

"Por kjo nuk mjafton, sepse studime të mëparshme kanë treguar se duhanpirja e shkurton jetëm me mesatarisht 10 vjet. Kjo do të thotë se disa mënyra jetese tregojnë më shumë se sa gjenetika." thotë Erlish./Oculus News

Previous Post Next Post