Shenjat kur Energjia Negative është pranë dhe si ta Eliminojmë

Shenjat kur Energjia Negative është pranë dhe si ta Eliminojmë

"Energji negative," është një term shumë i përgjithshëm që përdorim ditët e sotme për të përshkruar një forcë e cila na e bën të vështirë jetën e përditshme. Në disa kultura e quajnë "syri i djallit", psikologjia moderne e quan "depresion", mjekësia mund ta quajë "lodhje e pa shpjeguar" etj.

Është e vërtetë që nuk i kemi të gjitha përgjigjet, por një gjë është e sigurtë, që ndonjëherë përjetojmë një valë emocionesh, mendimesh dhe përvojash negative, ndaj të cilave trupi, shpirti dhe mendja reagon në përditshmëri; shpesh nuk kemi një shpjegim të qartë për këto fakte.

Në këtë sens do shohim 10 shenja që njerëzit përjetojnë kur kanë pranë energji negative dhe në ç'mënyrë t'i largojmë. Sigurisht që kjo nuk përbën pengesë për të vizituar një mjek apo specialist të shëndetit mendorë, pasi në fund të fundit këta janë për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve.

Energjia negative mund të ketë një sërë burimesh origjine por e rëndësishme këtu është ta përcaktojmë dhe ta heqim qafe këtë problem për të ecur përpara.

Me këto gjëra në mendje, le të shohim në vijim se si të identifikojmë negativitetin:

Paratë nuk rrjedhin lirshëm, faturat nisin e bëhen kapic dhe nuk dini se ku shkojnë paratë tuaja. Të qëndruarit në vend numëro në prosperitetin tonë, kjo është një shenjë që rruga drejt rritjes është bllokuar, edhe nëse po fitojmë mjaftueshëm para.

2. Ndiheni të lodhur, rraskapitur dhe frustruar. Përjetoni ulje dhe ngritje të shpeshta dhe ndiheni keq për veten tuaj. Shpesh ndiheni të rraskapitur edhe pas netëve të gjata pushimi dhe dietave të balancuara.

3. Ndiheni të stresuar dhe të paaftë të përshtateni me aktivitetet ditore, ndërsa më parë gjithçka ishte në rregull.

4. Jeni më të prirur për t'u infektuar se sa zakonisht dhe keni filluar të sëmureni më shpesh. Shenjat e sistemit të dobët imunitarë lidhen me stresin.

5. Probeme me komunikimin, duket sikur njerëzit nuk janë më në gjendje t'ju kuptojnë, dhe ju ndjeni sikur nuk jeni në gjendje të kuptoni të tjerët.

6. E keni të vështirë të kujdeseni për veten dhe nuk mund të gjeni kohë për veten.

7. Gjumi ndikohet nga ëndërra të çuditshme dhe makthe. Subkoshienca juaj po mundohet t'ju alarmojë se diçka nuk po shkon siç duhet.

8. Emocionet dhe mendimet negative duket se ku përshkojnë sa herë mundoheni të qetësoheni. Sa më shumë që mundoheni t'i largoni, aq më të rezistente bëhen.

9. Humbja e çelësave, kuletës, parave, rrobave, etj., dhe vështirësia për t'i gjetur, edhe pse shumicën e kohës ndodhen fare pranë.

10. Ndiheni të paaftë për tu përqendruar pasi mendja juaj është e prirur për tu fokusuar në gjërat rastësore ndërsa përjetoni një ndjenjë zbrazëtie.

Nëse të paktën 5 nga këto shenja konfirmohen tek ju, atëherë kliko për të identifikuar mënyrat e largimit të energjisë negative. /Oculus News

Previous Post Next Post