Pyetja e parë që duhet të bëjmë, është: "A po më rrethon negativiteti?". Për t'ju përgjigjur kësaj pytjeje duhet të kthehemi mbrapsht tek "10 shenjat kur energjia negative ndodhet pranë." Dhe nëse keni konfirmuar 5 nga këto shenja, atëherë ka ardhur koha të provoni magjinë që keni brenda vetes dhe ta ndreqni këtë problem. Nuk mund të ndryshojmë të tjerët, por sigurisht që veten tonë jemi në gjendje ta ndryshojmë.
1. Një hap për të mënjanuar gjithë këtë negativitet është vendosja e një qëllimi. Sa më i madh vullneti për të arritur këtë qëllim, aq më e madhe magjia brenda jush për të larguar negativitetin.
2. Falja. Akte të thjeshta të faljes së vetes dhe të të tjerëve kanë efekte të pabesueshme shëruese. E gjithë çfarë duhet të dimë është se gjithkush përpiqet për të bërë më mirën që di.
3. Përdorimi i fuqisë së ujit për vetitë pastruese që ka. Zgjidhja më e mirë është të bërit e një dushi të ngrohtë, përdorni pak kripë dhe vajëra bimorë apo bimë mjekësore me veti pastruese dhe shëruese si sherebela, mentja, mendëra etj. Mos harroni që t'i tresni dhe të mos i aplikoni direkt në lëkurë. Mirë do ishte një banjë e ngrohtë në vaskë.
4. Kërkoni ndihmë nga zotët, universi dhe çfarëdo force me të cilën punoni. Hapi i parë është të pranoni se keni nevojë për ndihmë. Kur ta kërkoni, ata dë t'ju dëgjojnë.
5. Mbani me vete kristale që e copëtojnë negativitetin si xhami vullkanik apo oniksi.
6. Pastrojeni shtëpinë sa më mirë të mundeni dhe mbajeni pastër.
7. Duartrokisni me qëllim pasi energjia mund të ngecë në pjesë të ndryshme të shtëpisë.
8. Mundohuni të mbani sa më shumë lule në shtëpi pasi thithin toksinat e këqija.
Klikoni për të përcaktuar nëse energjia negavite ndodhet pranë. /Oculus News