Bill Felps duke mbajtur një libër të biblës |
Një predikues nga Topeka e Kansasit, SHBA, e ka gjetur veten befasisht në qendër të polemikave pasi u mburr për faktin se e kishte "kuruar" djalin e tij nga feja islame duke e detyruar të konsumojë një libër të tërë të biblës.
Në një intervistë për radion TWBC-FM, 53 vjeçari, udhëheqës i Kishës Babtistike të Zionizmit të Shenjtë, Bill Felps, pranoi se djali i tij 23 vjeçar "kishte flirtuar" me fenë islame dy vite më parë.
Felps thotë se gruaja dhe ai ndërmorën menjëherë masa "radikale" dhe se ia dolën që ta "sillnin djalin sërish në dritën e Zotit"."Nuk na dëgjonte kur e paralamëruam rreth djallit, kështu që menduan se duhej të fusnin brenda tij në një mënyrë apo një tjetër fjalën e Zotit."
Çifti ndërmori një zgjidhje të pazakontë: duke e lidhur djalin dhe detyruar atë të hajë një bibël të tërë prej 1200 faqesh.
Ai thotë se e kapën në befasi dhe e lidhën djalin pas vaktit të darkës, e mbajtën të lidhur përgjatë gjithë natës derisa të konsumonte të tërë biblën.
"E dinte se nuk do ta lironim derisa të mbaronte, kështu që e konsumojë të tërën. Iu deshën më shumë se 6 orë. Kaluam gjithë natën duke lutur dhe spërkatur atë me ujë të bekuar."
Sipas Felps, kjo ceremoni bëri që efekti të jetë ai i duhuri dhe se i mësoi djalit të tij "rrezikun e eksplorimit të feve të tjera."
Ai pranon se djali i tij i ka shkëputur kontaktet me të qysh nga kjo ditë, por është i bindur se kjo ndarje ka ndodhur për shkak të efekteve anësore të djalit të tij për shkak të një "feje djallëzore"./Oculus News
Tags
E çuditshme