Nga Stefan Evans - BBC
Është e qartë që dashuria mund të bëjë çdo njeri të qajë. Një ditë pasi vajza e dashur vdes, mamaja vdes gjithashtu. Është një tragjedi me një grimcë ëmbëlsie - dy njerëz që jetonin jetët e njëri-tjetrit, dhe atyre njerëzve që jetojnë bashkë.
Nuk është diçka jo e zakontë. Nuk e dimë shkakun e vdekjes së Deni Rejnol, por ka plotë raste kur dashuria mes dy njerëzve që duhen, të bëjë të vdesin të dy në një hark kohorë shumë të shkurtër.
Një ditë isha në funeralin e një çifti nga Uellsi, të cilët vdiqën të dy brenda një jave. Më pas lexova në lajme për një burrë në Kaliforni që vdiq vetëm disa orë pas gruas së tij. Hamendësove se përse mund të ndodhë diçka e tillë, cila mund të jetë arsyeja.Në rastin e parë, i moshurai të cilit i kishte vdekur gruaja, zgjodhi një poemë për ta lexuar në funeralin e gruas, një poemë që fliste për "dy të dashuruar marrëzisht" dhe për një udhëtim "në fundin e fundit të kohës". Por përpara se të zhvillohej funerali, burri, Edmund Uilljams, vdes gjithashtu. Ai dhe gruaja e tij, Margarita, u martuan 60 vjetë më parë dhe dashuria e tyre duket se ka qenë mëse e qëndrueshme. Në moshën 80 vjeçare, i shihje sërish duke shëtitur kapur përdore në kopshtin e tyre. Largimi i saj, ia theu zemrën.
Thuase në të njëjtën kohë, Dom Maksine Simson dhe Bejkersfild vdiqën në Kaliforni. Ai ishte 90 vjeç, ndërsa ajo 87. Ishin një çift i pandashën që nga dita kur u martuan në vitin 1952. Maksina vdiq e para, pas disa orësh vdiq edhe i shoqi.
Duket si një model, ndoshta ashtu është.
Studiuesit publikuan dy vite më parë në revistën JAMA Internal Medicine një artikull rreth këtij fenomeni, gjetën se kjo gjë ndodh rrallë, por se numri i njerëzve që kanë pësuar një atak kardiak brenda një mauji pas vdekjes së të dashurit është dyfishuar, krahasuar me vitet e mëparshme.
Njëri nga autorët, Dr. Sunil Shah i universitetit të Shën Gjonit në Londër, thotë për BBC: Ne shpesh përdorim termin "zemër e thyer" për të përshkruar dhimbjen e humbjes së njeriut të dashur, studimet tona tregojnë se humbjet e mëdha mund të kenë një ndikim direkt në shëndetin tonë.
Disa njerëz flasin për sindromën "zemër e thyer", e cila njihet formalisht si "stresi i muskujve të zemrës". Sipas Fondacionit Britanik të Zemrës, "kjo është një gjendje e përkohshme kur muskujt e zemrës dobësohen befasisht. Në këto kushte njëra nga dhomëzat e zemrës ndryshon formë."
Kjo mund të ndodhë pas një shoku. "Rreth 75% e njerëzve të diagnostiuar me "kardiomiopati" apo ndryshe me "stres të muskujve të zemrës", kanë përjetuar stres të madh emocional apo fizik përpara se të sëmuren," thotë fondacioni. Ky sters mund të ndodhë nga "humbja e madhe", por mund të ndodhë gjithashtu ehde nga ndonjë lloj tjetër shoku.
Ekzistojnë raste të dokumentuara kur njerëzit vuajnë nga ky fenomen, pasi kanë përjetuar një shaka të rëndë nga një shok apo koleg, apo kur kanë vuajtur nga stresi i të folurit në publik. Shpesh spekulohet se me demek çlirimi i befasishëm i hormoneve (kryesisht adrenalinës) shkakton këto probleme të muskujve të zemrës.
Kjo është ndryshe nga ataku kardiak, i cili është pushim i zemërs për shkak se furnizimi me gjak është bllokuar për shkak të bllokimit të venave.
"Shumica e atakëve kardiak ndodhin për shak të bllokimit dhe mpiksjes së arterieve, e atyre arterieve që furnizojnë me gjak zemrën dhe trupin." thotë fjalori i shëndetit të universitetit Xhons Hopkins./Oculus News