Shenjat e horoskopit udhëhiqen nga 4 elementetë bazë: Zjarri, Toka, Ajri dhe Uji. Këto elemente janë një ndër faktorët kryesorë që përcaktojnë përpuethshmërinë me njëra-tjetrën. Sidoqoftë, ekzistojnë gjithashtu të tjerë parametra.
Mund të ndodhë që dy shenja i përkasin të njëjtit element, por që nuk janë mjaftueshëm në përputhshmëri me njëra-tjetrën.Për të zgjidhur këtë konfuzion po listojmë çiftet e shenjat të horoskopit që janë më pasionantë dhe të fuqishëm kur janë bashkë.
Dashi dhe Peshorja
Dashi shfaq cilësi të thella të lidershipit, të cilat reflektohen në jetën e tyre personale dhe profesionale. Të tjera shenja që janë të prirur të jenë kontrollues me ta kur janë çift, si p.sh., Demi, janë të përjashtuar. Ndershmëria është një nga elementet primarë që Dashi kërkon tek partneri. Zjarri i pasionit shpërthen tek Dashi kur bëhet fjalë gjithashtu edhe për aktivitetin seksual. Në këto raste Luani dhe Akrepi mund të jenë opsione të mira, por Peshorja është më i miri. Nevoja e Peshores për varësinë emocionale e komplementon natyrën kontrolluese të Dashit dhe i mundëson atij të eksplorojë me pasion Peshoren. Kur janë të bashkuar, formojnë një çift shumë të fuqishëm dhe pasionant.
Demi dhe Virgjëresha
Demi është një person familjarë. I rrënjosur në traditë, Demit i duket bërja e dashurës më intensive se sa vetë akti. Demi romantik zotëron përpuethshmëri të mirë me Virgjëreshën, e cila gjithashtu e shijon të jetuarit e një jete familjare. Dashuria e Virgjëreshës për estetiken rezonon me atë të Demit dhe të dy formojnë një çift të fuqishëm. Por nëse do ishte një Shigjetarë, Demi do qëndronte larg. Shigjetari i dhënë pas aventuarave nuk do jetë kurrë në gjendje të bëjë të lumtur një Dem.
Binjakët dhe Shigjetari
Binjakët janë gazmorë dhe e duan argëtimin, ndaj janë miq të mirë ndërsa i kemi pranë. Por kur vjen puna në marrëdhënje, Binjakët bëhen disi të vështirë për shumicën e shenjave. Përgjithësisht Binjakët kanë frikë nga angazhimi sepse i bën të ndihen të lidhur. Binjakët kërkojnë intelektin dhe mendjen tek partneri. Shigjetari bredhës është partneri perfekt për Binjakët. Edhe Shigjetari ka frikë të humbasë lirinë, dhe kush mund ka kuptojë më mirë këtë se sa Binjakët! Sensi i humorit të shigjetarit i bën përshtypje Binjakëve. Kështu që kur këto shenja lidhen, ndihen ekstremisht të lumtur dhe sigurtë me njëri-tjetrin. Bricjapi i rrënjosur në tokë është shenja më e keqe për Binjakët.
Gaforrja dhe Demi
Gaforrja është e ndjeshme. Kërkojnë gjithmonë një lidhje afatgjatë dhe serioze kur lidhen emocionalisht me partnerin. Demi serioz dhe emocional është më i miri për Gaforren. Shenja si Luani janë të hapura dhe shpesh mund të jenë arrogantë dhe mund ta lëndojnë Gaforren, në vend që ta bëjnë të lumtur.
Luani dhe Dashi
Plot krenari, nuk ekziston mungesa apo ndonjë shoqërues për Luanin. Egoja dhe natyra e tyre e pashfajësuar i bën të vështirë për shumicën e shenjave për një marrëdhënje afatgjatë. Dashi është shenja më e përshtatshme për Luanin për shkak të pasionit që kanë. E shprehin dashurinë me një elegancë aq madhështore, sa që asnjë njeri nuk mund t'i konkurojë. Po ashtu si dashuria, edhe luftërat e tyre janë të egra. Sidoqoftë, do ta kuptojnë njëri-tjetrin dhe do ecin përpara. Akrepi është shenja më e keqe për Luanin. Intensiteti i tyre nuk i përshtatet dhe janë të prirur të përqeshin njëri-tjetrin.
Virgjëresha dhe Akrepi
Virgjëresha është një nga shenjat më të rregullta të zodiakut. Virgjëresha perfeksioniste është rezervuese për e kujdesshme ndaj partnerit. Akrepi ekstremisht i apasionuar lidhet mirë me Virgjëreshën. Ndajnë një marrëdhënje shumë intensive emcocionale me njëri-tjetrin. Natyra e mirë-disiplinuar e Virgjëreshës ndihmon në ekujlibrat e çiftit. Shigjetari është shenja më e keqe për Virgjëreshën, për shkak të natyrës së tyre aventureske. Vazhdo më tej >>>
Tags
Horoskopi