Partnerët më pasionantë sipas Horoskopit

Partnerët më pasionantë sipas Horoskopit

Peshorja dhe Binjakët

Peshorja është një diplomat i lindur. Mund t'i zgjidhin konfliktet me lehtësi. Ndërsa vetmia i shqetëson, nuk shoqërohen me njerëz që kanë mungesë intelekti. GJithmonë kuriozë, Peshorja e shijon kur takon njerëz prej të cilëve ka diçka për të mësuar. Binjakët janë idealë për ta. Të dy janë ekstremisht të artikuluar dhe janë bërë për njëri-tjetrin për shkak të këtyre aftësive komunikuese dhe intelektit. Stabiliteti i Peshores i ndihmon Binjakët të qëndrojnë me këmbë të tokë. Virgjëresha pa imagjinatë nuk është e përputshme me Peshoren. Madje është shenja më e keqe.

Akrepi dhe Peshqit

Akrepi i fortë dhe zemërgurë është tejet emocional dhe hakmarrës. Çfarëdo që bëjnë, e bëjnë me pasion. Janë agresivë dhe dominues kur vjen puna për partnerin e tyre romantik. Kur një Peshk bashkohet me një Akrep, asnjëri nuk i mund dot ata. Ndërsa Akrepi i kupton emocionet e Peshqeve, është natyre nënshtruese e Peshqve që nxit pasionin e Akrepit me një intensitet tejet të madh. Formojnë një çift tejet intuitiv bashkë. Dashi sipërfaqësorë nuk shkon me asnjërin nga to.

Shigjetari dhe Ujori

Gjëja që Shigjetari urren më shumë, është të qëndruarit vazhdimisht në një vend. Si një shpirt i lirë, Shigjetari ka lindur për të udhëtuar. Kanë nevojë për liri që të mbijetojnë. Qoftë kjo në marrëdhënje apo në jetë, duan të provojnë diçka të re thuajse çdo ditë. Nëse dikush mundohet "t'i lidhë", do të zhduket menjëherë nga horizonti tyre. Kush mund ta kuptojë më mirë këtë nevojë se sa një Ujor? Njëjtë të dëshiruar për liri, Ujori do jetë në gjendje të sjellë stabilitet në marrëdhënje me mendjen e hapur dhe dashurinë e tij për aventura; nuk do ketë ndonjë çast të mërzitshëm në këtë marrëdhënje. Shigjetari urren të jetë me të orientuarit pas shtëpisë dhe familjes si Demi.

Bricjapi dhe Virgjëresha

Bricjapi është ambicioz dhe i dedikuar. E dinë çfarë duan nga jeta dhe janë të fokusuar ta marrin. Edhe në marrëdhënje japin më të mirën për një arsye, por qëllon edhe të qëndojnë larg sepse kanë frikë se mos lëndohen. Virgjëresha e kupton këtë dhe e ndihmon Bricjapin të ruajë rendin. Të dy janë ekstremisht të fokusuar dhe bëjnë një familje shumë të disiplinuar kur janë bashkë. Binjakët janë shenja më e keqe për një Bricjap.

Ujori dhe Peshorja

Ujori është ndoshta mashkulli i fundit i cili do vazhdojë të protestojë edhe në një mbledhje që është të prirur për t'u shpërndarë. Nëse do ketë ndonjë gjë që nuk shkon, Ujori do protestojë. Janë gjithmonë për drejtësinë dhe do të shkonin shumë larg për të reduktuar pabarazitë në këtë botë. Dëshira e PEshores për barazi e tërhqe Ujorin duke parë tek ai një partner që e kupton nevojën e protestës dhe mund ta ndihmojnë në mënyra që munden. Gjithmonë duke kërkuar barazinë, do t'i dhurojnë njëri-tjetrit respekt konstant ndërsa janë në marrëdhënje. Sidoqoftë, Gaforres mund t'i duket Ujori i çmendur kur ky i fundit proteston për diçka me të cilën nuk është shumë i lidhur.Ndaj nuk është e mundur që të dy të jenë ndonjëjherë bashkë.

Peshqit dhe Bricjapi

Peshqit dhe Bricjapi janë dy pole të kundërta që tërheqin njëri-tjetrin. Peshqit ëndërrimtarë dhe krijues do tërheqin Bricjapin në ëndërrat e tyre dhe besimi i fortë do bëjë që Bricjapi të frymëzohet për të arritur këto ëndërra. Ndërrsa Peshqit do sigurohen që Bricjapi do i shijojë çastet kreative, Bricjapi do sigurohet t'i mbajë peshqit me këmbë në tokë, kur janë duke u zhytur thellë në humnerat oqeanike. Peshqit qëndrojnë gjithmonë larg Virgjëresësh, e cila nuk e kupton natyrën e tyre ëndërrimtare. Kthehu mbrapsht <<<<

Previous Post Next Post