Kur jemi të stabilizuar financiarisht një ndër gjërat kryesore që duhet vërejtur është mënyra se si i shpenzojmë paratë. Jeni të vetëdijshëm për mënyrën se si i shpenzoni paratë. Jeni metodik? Impulsiv? Shpenzoni pak apo shuë? Blini gjërat e domozdoshme apo ju pëlqen të zhyteni në luks?
Shenja juaj e horoskopit ndikon çdo aspekt të jetës, kështu që nuk përbën surprizë fakti që ka një ndikim të madh në mënyrën se si i shpenzojmë paratë.
DashiDashi vrapon të jetë i pari aty ku ka gjëra të reja për të blerë. Blejnë me para në dorë por edhe në internet. U pëlqejnë të vishen me ngjyrat e fundit të stinës. Kjo shenjë e pëlqen ujdinë apo pazarin dhe do përpiqen të sfidojnë në uljen e çmimit.
Demi
Demi mendohet mirë përpara se të shpenzojë paratë e fituara. Demave u pëlqen të shpenzojnë nëpër dyqane dhe jo përmes internetit, sepse duan ta ndjejnë dhe prekin mallin. Ka shumë të ngjarë që pas një dite të gjatë bredhjeje nëpër dyqane, të shkojnë në shtëpi me duar bosh.
Binjakët
Binjakët parapëlqejnë të blejnë përmes internetit. Porosisin libra, revista, lojra, aplikacione etj. Binjakët janë tregtarët më të mirë të zodiakut dhe do të jenë të lumtur në shkëmbimin e mallit, pasi kënaqësia e tyre e vërtetë është marrëveshja ekzistuese. Ka shumë të ngjarë të shohësh binjakë duke të të shitur diçka, dhe pastaj të blejnë diçka tjetër për vete.
Gaforrja
Gaforret parapëlqejnë të blejnë orendi shtëpijake. U pëlqejnë lugët, pirunjtë, thikat dhe pjatat e veçanta, qoftë për një "barbiky" jashtë apo për një drekë të mirë ditën e djelë. Çdo vakt është i rëndësishëm për ta. Pëlqejnë të shpenzojnë për miqtë, familjen dhe zakonisht nuk harrojnë të marrin në zyrën e tyre një çokollatë apo një pako biskota.
Luani
Luani blen gjënë më të mirë që mund të përballojë. Janë krenarë për blerjet e tyre dhe do smagjepsin gjithkënd që do dëgjonte se çfarë kanë blerë. U pëlqen të blejnë në grup dhe të sigurohen që gjithkush të marrë diçka me vete në shtëpi. Luanët janë bujarë dhe mund të ndalen gjithashtu edhe për një drekë.
Virgjëresha
Virgjëreshat shpenzojnë në shuma të vogla dhe do ta kthenin "përmbys" dyqanin vetëm për të shpenzuar 2,000 lekë. U pëlqen të koleksionojnë dhe i blejnë me ngadalë gjërat që dëshirojnë. U pëlqejnë copat e qepura, zbukurimet dhe modelet me kashmir. Janë më të prirur të shkojnë në dyqane disa herë në ditë se sa të bëjnë një blerje të madhe.
Peshorja
Peshoret shpenzojnë për vete po aq sa partneri, pasi duhet të ekzistojë një ekujlibër financiarë në marrëdhënjen e tyre. Meshkujt peshore mund të blejnë vetëm një gjë të madhe për çdo vit, si një makinë, për shembull, por kostoja duhet të jetë e njëjtë me shpenzimet e gruas gjatë vitit. Blerja mund të jetë një ankth për peshoret pasi nuk janë të mirë në marrjen e vendimeve.
Akrepi
Akrepi parapëlqen të blejë vetëm me para në dorë. U pëlqen të blejnë gjëra të ndryshme që kanë kuptim për ta. U pëlqen të blejnë gjëra që të tjerët dëshirojnë dhe të bëhen koleksionues të gjërave të rralla.
Shigjetari
Shigjetari parapëlqen të blejë kur është larg shtëpisë. Ju pëlqejnë të blejnë suvenire, aq shumë sa që duket se dyqanet e suvenireve janë bërë enkas për ta. U pëlqen të blejnë gjëra të vështira për t'u gjetur, si p. sh., një erëz ekzotike apo rrënjë të pemës baobab. Kjo shenjë kur vjen në shtëpi i lë çantat në një cep pa i hapur, derisa të planifikojnë ekskursionin e rradhës.
Bricjapi
Bricjapi investon. Kur kjo shenjë shkon të blejë, kërkon të fitojë një vend. U pëlqen cilësia dhe do të paguanin edhe më shumë për të marrë atë që ata perceptojnë si cilësore. Çanta të shtrenjta për femrat dhe ora për meshkujt. Mund të ndërtojnë një garderobë të respektueshme gjatë viteve.
Ujori
Ujori pëlqen të blejë një sërë gjërash. U pëlqen të blejnë libra, muzikë dhe pajisje përmes internetit. Mërziten shpejt me gjërat dhe do të lëviznin me shpejtësi për të ndjekur trendin e rradhës. Bartësit e ujtit kanë në qilaret apo bodrumet e tyre një sërë gjërash të vjetëra dhe duhet të ftojnë një Akrep apo Shigjetarë që të bubërrojë në to.
Peshqit
Peshqit e shijojnë artin dhe gjërat e buta dhe të bukura. U pëlqen të blejnë vetëm gjërat e nevojshme dhe mund të jenë kursimtarë deri në pikën sa që mendojnë se "mund të bëj edhe pa këtë". Peshqve nuk u pëlqen deformimi i mallërave dhe zakonisht u pëlqen të blejnë pasdite vonë për t'ju shmangur turmave./Oculus News
Tags
Horoskopi