Jemi në një mbledhje të gjatë e të mërzitshme. I hedhim sërish një vështrim orës duke shpresuar që të kalojë më shpejt se sa e ndjejmë, duket sikur akrepat e orës nuk lëvizin aspak.
Sipas Amelia Hant, neuroshkencëtare në universitetin e Aberdenit në Hollandë, ky fenomen njihet si "fenomeni i orës së ndaluar". Hant shpjegon për Popular Science se ky pushim ndodh sepse truri ynë e përshpejton atë çfarë do të shohë, më shpejt se sa aktualisht e sheh. Truri përpiqet të parashikojë se çfarë do të shohë përpara se të hedhim vështrimin. Përse? Kur lëvizim sytë, çfarëdo që shohim shkakton një zhvendosje të syve, duke krijuar kështu një imazh të ndryshëm në tru. Truri nis të përshtatet ndërsa sytë lëvizin dhe freskojnë hartën në atë vend që truri mendon se është e pozicionuar, në mënyrë që të mos ndihemi të çorientuar.Kur shohim sërish tutje orës, truri mendon rreth gjysmë sekonde më shpejt, duke parashikuar se si do kalojnë sekondat bazuar në çfarë pamë. Por kur sytë shohin sërish orën, duket sikur sekondat ndalojnë pak më shumë përpara se të nisin të lëvizin sërish, sepse jemi duke e përshpejtuar procesin me anë të trurit. Kështu që nuk ka vend për panik - po shohim në mënyrë perfekte. Por nëse filloni të shihni që akrepat e orës po lëvizin në sensin antiorarë, atëherë duhet të nisni të shqetësoheni paksa./Oculus News
Tags
psikologji