Hadik ishte një kalorës i famshëm hungarez, ishte pjesë e një prej armatave më të shquara hungareze dhe se ishte një kalorës tejet i zoti. Në fakt kishte gradën më të lartë në ushtrinë Austro-Hungareze gjatë luftës 7 Vjeçare. Në vitin 1937 u ngrit një statujë në nder të tij.
Statuja gjendet përballë kishës së Matiasit, e cila gjendet në majë të kodrës së Budapestit. Statuja është e Andras Hadik hipur mbi kalë dhe supozohet se simbolizon trimërinë dhe kurajën në luftë.Në fakt kali ka testikuj tepër të dalë. Aq të dalë, sa që njerëzit mund t'i prekin ndërsa vizitojnë këtë statujë. Studentët e Universitetit Teknik të Budapestit besojnë se prekja e testikujve të kalit u sjell atyre fat.
Sidoqoftë, zyrtarët nuk e pëlqejnë këtë gjest dhe kanë hartuar një kod etike që i mbron monumentet. Në sytë e tyre ky gjest tregon mungesë respekti për kulturën e tyre.
Kliko për më tej >>> 1 2 3 4
Tags
E çuditshme