Shpesh mendohet se meshkujt duhet të jenë mashkullorë dhe të ashpër, por jo të gjithë hyjnë në këtë stereotip. Ndonjëherë meshkujt e kanë të vështirë të shprehin ndjenjat e tyre duke i mbajtur ato në thellësi.
Në fakt meshkujt dhe femrat nuk janë aq të ndryshëm sa njerëzit besojnë. Në vijim mund të gjeni një listë të gjërave që meshkujt bëjnë kur ndihen të thyer emocionalisht. Kur hasni meshkullin tuaj të bëjë këto gjëra, ndaluni dhe pyeteni nëse është në rregull dhe bëjini me dije se sa shumë e vlerësoni. Ndonjëherë kjo është e gjitha çfarë nevojitet. Dashuron shumë ndryshme nga një mashkull jo i "dëmtuar".
Nuk flet asnëherë për problemet e tijNëse partneri refuzon të flasë mbi gjërat që i ndodhin në jetë, ka shumë të ngjarë që po fsheh diçka, dhe kjo nuk është gjë e mirë. Kur fshehim emocionet, do vijë një moment që ato do shpërthejnë.
Nuk mund të ndihmojë, dëshiron të flasë për gjërat por nuk di se si dhe njëkohësisht nuk dëshiron të duket i dobët. Dobësia nuk është opsion i mirë.
Duket se i janë mbledhur të gjitha gjërat bashkë në ekstreme
Nga jashtë duket në gjendje perfekte, por nga brenda po lufton me veten. Mundohet ta kompensojë këtë duke e mbajtur veten së jashtmi më tepër se njerëzit e tjerë. Këto janë disa nga ato shenja që mund të mos jenë të vërteta për çdo mashkull, por i përshtaten shumë prej tyre.
Mund të dëshironi një mashkull që t'i ketë të gjitha gjërat njëkohësisht dhe të duket perfekt, por duhet vërtetë që të jeni në gjendje të lexoni mbi të çarat në mënyrë që t'i pikasni gjërat.
Herë pas here duket i ftohtë
Keni vërejtur një ndryshim të vogël të partnerit tuaj? Si psh., diçka e vogël që mund ta ketë bërë më të ftohtë në përgjithësi? Kjo mund të jetë një shenjë që ai po vuan emocionalisht për diçka. Mund të jetë një shenjë që partneri është duke vuajtur, sidoqoftë është e rëndësishme të konsideroni se çfarë ka ndodhur në të shkuarën.
Por duhet kujdes pasi mund t'i bëjë të tërhiqen mbrapsht, njerëzit e thyer emocionalisht qoftë femra apo meshkuj, priren të tërhiqen mbrapsht edhe kur janë përballë çështjes më të vogël. Nuk dinë se si të merren me të, dhe nuk janë të sigurtë çfarë të bëjnë.
I fsheh emocionet
Nuk thotë vërtetë ato gjërat që do të donit të dëgjonit, por e dini që ai i mendon dhe i ndjen ato. Kjo për shkak se e ka pasur të vështirë të përqafojë anën e tij emocionale. E di që nëse përqafon anën e tij emocionale e gjithë përvoja negative e shkuar mund të kthehet mbrapsht.
Dëshiron që t'jua thotë të gjitha mendimet por nuk di se si të komunikojë në mënyrë emocionale. Kjo është diçka që kërkon shumë punë.
Kur qëllon të jeni me një mashkull të thyer emocionalisht duhet të peshoni të mirën dhe të keqen dhe të vendosni nëse ja vlen marrëdhënja për të dy. Për të rënë në dashuri me dikë është e nevojshme që të jemi të ndërgjegjshëm se cilin kemi para syve, përpjekja për ta ndryshuar personin nuk është zgjidhje. Mund ta ndihmoni për disa gjëra po nuk mund t'ja shëroni dëmtimin e brendshëm që ka pësuar; duhet të punojnë vetë mbi këtë çështje./Oculus News
Tags
Femra