Kur mendojmë për fenomene natyrale të çuditshme që mund të mos jenë reale, zakonisht mendojmë për gjëra të jashtëzakonshme që mund të kemi hasur në hapësirë: si një yll duke rënë, hëna e fundit e Saturnit apo eklipsi hënor.
Por nuk është e nevojshme të udhëtojmë aq larg për të kënaqur kuriozitetin tonë. Edhe globi ynë është përplot me gjëra të mrekullueshme, të cilat shumica nga ne nuk i kemi parë dhe as hamendësuar. Ja dias fenomene të çuditshme natyrore:
Lulet e akullitNjëjtë me flokët e akullit, këto formacione janë tejet të këndshme për t'u parë. I vetmi ndryshim është se këto lule të akullta formohen mbi sipërfaqen e ujit apo sipërfaqeve me lagështirë tejet të madhe dhe temperaturë nën 0 gradë.
Kur ajri i lagështë mbi sipërfaqen e ujit saturohet, në këtë moment nis ngrirja e tij duke formuar kështu lulet e akullit. Lulet e akullit formohen në mënyrën më të paçrregullt dhe lagështira e ajrit i ndihmon ato të rriten.
Ylberë të bardhë
Ylberët janë gjërat më të zakonshme dhe të bukura që mund të shijohen me sy. Uji funksionon si një prizëm për të thyer dritën në spektre të shikueshëm të të ngjyrave. Por ekziston një tjetër lloj efekti tipik kur konditat janë ideale.
Një ylber pa ngjyrë, i cili shfaqet në të njëjtën mënyrë si ylberi me ngjyra. Por në këtë rast ndodh kur është duke u formuar mjegulla. Pikëzat e mjegullës janë shumë të vogla, si rezultat ngjyrat humbasin fuqinë kur kalojnë në të.
Në fakt ekzistojnë ngjyra në këto ylberë, por janë aq të dobëta sa që syri nuk mund t'i pikasë dot.
Shkretëtira e lulëzuar
Në fakt shkretëtirat janë të njohura për thatësirën, për mungesën e florës dhe faunës dhe për mungesën e ujit. Por në botë ekzistojnë edhe përjashtime, siç është shkretëtira Atakama e cila gjendet në Afrikën e Jugut, e cila lulëzon në kushtet e favorshme klimatike.
Lulëzimi ndodh mes shtatorit dhe tetorit dhe vetëm në ato vite kur reshjet janë të pazakonta. Ky lulëzim i pazakontë ndodh çdo 5 deri në 10 vjet, dhe njihet ndryshme nga banorët lokal si "Shkretëtira e Lulëzuar". Për shkak të ndyshimeve klimatike, stuhitë kanë qenë më të shpeshta dhe shirat historik janë shpeshtuar së fundi, duke e lulëzuar këtë shkretëtirë çdo dy vjet.
Liqeni që transformon në gurë
Një liqen i qetë me pamje të rrallë dhe kafshë të mumifikuara. Liqeni Natron në Tanzani është burim i disa pamjeve më të bukura që mund të ekzistojnë mbi tokë.
Liqeni ka pH të lartë, duke e bërë tepër gërryes për të djegur lëkurën dhe sytë e kafshëve të pa mësuara. Sidoqoftë liqeni ka një ekosistem kafshës që i janë adaptuar kësaj jete të vështirë.
Në rastet kur qëllon që një kafshë mund të ngordhë në këtë liqen, trupi i saj pëson një lloj mumifikimi. Ky liqen u bë i famshëm botërisht kur fotografi Nick Brand bëri disa foto të kafshëve të mumifikuara tepër domethënëse.
Llava Blu
Një nga ngjarjet më shkatërruese në botë është edhe shpërthimi i vullkaneve. Por në indonezi, por krateri i një vullkani në ishujt Jaba duket ngjyrë blu, në vend që të ketë ngjyrë të kuqe apo të verdhë, siç është zakonisht llava e vullkaneve.
Në fakt llava nuk është vetvetiu ngjyrë blu, por kjo pamje ndodh për shkak të djekjes së një sasije të madh të squfurit në zonën e vulkanit. Kur squfuri ndizet, digjet me flakë ngjyrë blu.
Në realitet janë vetëm flakët e squfurit që zbresin nga mali./Oculus News