Programimi i masës, ikja prej turmës dhe aktivizimi i ADN-së mbetje

Programimi i masës, ikja prej turmës dhe aktivizimi i ADN-së mbetje

Dr. Mare Batçelor shpjegon programimin e masës që na mban në matricë (strukturë), dhe më e rëndësishmja, se si t'i shmangemi kësaj strukture.

Matrica është një term që përshkruan një konstruksion artificial të realitetit.

Megjithëse gjithnjë e më shumë njerëz po fillojnë të dyshojnë se jetët e tyre po kontrollohen nga një forcë që është më shumë artificiale se organike, shumë gjëra të tjera janë në mëshirë të programit të njohur si matricë, përfshirë programimin karmik, i cili ka qenë gjerësisht përgjegjës në pengimin e aftësive njërëzore për t'u zhvilluar dhe zgjuar.

Në një intervistë studiuesja australjane Dr. Baçelor shpjegon atë që ajo e quan "mendime parazitare", si pengesat më të mëdha të evoluimit të njerëzimit.

"Janë mendimet parazitare të cilat na largojnë nga çasti aktual. Shumica e këtyre mendimeve janë të padobishme dhe i bëjnë njerëzit të ndihen të palumtur dhe në ankth."

Mos është vallë rastësi që depresioni dhe dëshpërimi janë shumë të përhapura ditët e sotme?

Baçelor insiston se ndikimi i formave të ndryshme të mendimeve parazitare llogaritet si faktori më i madh kur vjen fjala për këto gjendje, por thekson se mund të ndalohen nga një teknikë shumë e thjeshtë dhe efektive.

"...Kur të fillojmë që t'i pastrojmë këto forma mendimesh dhe të fokusohemi në momentin e tanishëm, do të ndjejmë një shërim të pamasë - vetëm kaq. Dhe më pas do t'u mësojmë njerëzve që të mos shqetësohen më për atë që ka ndodhur. Në mënyrë që të kuptojnë se në çastin kur ndjejnë një nivel të caktuar ankthi, frike apo shqetësimi, kjo nuk vjen nga gjendja e tyre natyrore. Është një formë sabotimi, qoftë përmes një programi karmik që është implementuar gjatë jetës, ose përmes teknologjisë."

Baçelor tani është e fokusuar në atë që ajo e quan "shërim përmes aktivizimit të ADN-së mbetje". Të tjerë studiues pretendojnë se kjo "mbetje" e ADN-së është e fjetur dhe mund të dekodohet me frekuenca specifike që mund t'i zhvillojë individit një sërë aftësishë. Dhe sapo këto frekuenca specifike të jenë lëshuar tek individi dhe mbi planetin tokë, mund të jetojmë më mirë në atë që Dolores Canon e quan "Toka e Re".

Baçelor është dakord me Canon dhe beson se ekziston një "Tokë e Re" që na formon në mënyrën se si flasim. Por në vend që kjo të shihet si një trup kozmik i ndarë, do të konsiderohet një dimension i ri i ekzistencës për ata njerëz që e kanë aktivizuar apo azhurnuar ADN-në.

Puna e Baçelor ka tërhequr vëmendje të madhe pasur parasyshë që gjithnjë e më shumë njerëz po e kontaktojnë atë që t'ja aktivizojnë ADN-në dhe t'ja largojnë programimin karmik.



Loading...
Previous Post Next Post