Fëmijët e prindërve të cilët janë më të ngrohtë dhe më pak kontrollues, rriten më të lumtur, thekson një studim i fundit.
Nga ana tjetër, prindërit që mbikontrollojnë janë të prirur që të rrisin fëmijë me probleme mendore.
Një nga autorët e studimit, Dr. Mai Stanford thekson: "Gjetëm se personat, prindërit e të cilëve tregonin ngrohtësi dhe përgjegjshmëri, kishin nivel më të lartë të kënaqësisë së jetës dhe mirëqenie më të mirë mendore gjatë fëmijërisë, moshës së mesme dhe moshës madhore."Studimi iu referua 5,362 njerëzve që nga dita e tyre e lindjes, viti 1946.
60 vite më pas, 2,000 nga ta realizuan një sërë pyetësorësh, përfshirë pyetjen se "sa kontrollues ishin prindërit e tyre?"
Prindërit mbikontrollues, nuk i lejonin fëmijët që të ndërmerrnin vendimet e tyre dhe ushqenin varësi të fëmijëve ndaj tyre.
Gjithashtu prindërit kontrollues invadonin intimitetin e fëmijëve duke mos i lejuar të kenë opinionet e tyre origjinale.
Efektet negative të prindërve kontrollues u ndjenin nga ta akoma dhe në moshën 60 vjeçare.
Studiuesti e lidhnin efektin dëmtues me vdekjen e një personi të dashur.
Faktori tjetër problematik ishte mungesa e ngrohtësisë prindërore, i cili e bënte të vështirë krijimin e lidhjeve të forta me prindërit.
Një lidhje e fortë emocionale me prindërit prodhon një bazë të mirë për fëmijët, nga ku mund ta eksplorojnë botën./Oculus News