Njerëzit që kursejnë para dallojnë nga të tjerët. Mendja e tyre punon në një mënyrë të ndryshme. Në fakt, kursimi i parave nuk ka të bëjë me inteligjencën, madje as me të ardhurat.
Të kursyerit e parave do të thotë të kesh një plan dhe të jetosh minimalisht duke i qëndruar besnik planit.
Ja se çfarë bëjnë kursimtarët më të mirë:1. Jetojnë thjeshtë
Kursimtarët e dashurojnë të jetuarit e një jete të thjeshtë. Sepse kanë të proekupohen më pak për gjërat. Janë të lumtur kështu, dhe pjesë e kësaj lumturie është edhe fakti se e dinë se ku shkojnë paratë e tyre.
2. Bëjnë dallimin e nevojave nga dëshirat
Të ndash nevojat nga dëshirat është një tjetër mënyrë e të jetuarit thjeshtë. Është e zakonshme për një kursimtarë të zakonshëm.
3. Fjala "buxhet" nuk është e frikshme për ta
Disa njerëzve nuk u duket e frikshme fjala "buxhet". Këta njerëz nuk e kanë problem, madje e shohin si pjesë e kënaqësisë së një jete të përgjegjshme.
4. U pëlqen t'i bien qylit
U pëlqen të "gjuajnë" dreka falas. Këta njerëz bëjnë gjërat më pak atraktive të mundshme, të cilat u japin atyre qetësi mendore.
5. U pëlqejnë të paguajnë me para në dorë
Disa kursimtarë i përdorin kartat e kreditit. Siqodoftë, shumica e tyre preferojnë para në dorë.
5. Kursimtarët i përshtaten rrethanave
Asnjëri nga ne nuk është imun nda ekonomisë, rritja e kostos së jetesës, puna, sëmundjet, etj. Ndërsa kursimtarët e mirë kanë një aftësi të çuditshme për t'ju përshtatur të papriturave të jetës, duke iu qëndruar fort mendësisë së tyre të parasë.
6. Janë të ndershëm me veten
Mashtrimi i vetes nuk është produktiv kur vjen puna për të kursyer parat. Ndaj menaxherët e mirë të parave janë të ndershëm me veten e tyre. E njohin mirë situatën e tyre dhe do ta përballojnë pa humbur përqendrimin në prioritetet e tyre.
7. Bëjnë që paratë të funksionojnë
Kursimtarët e zgjuar i dinë "kleçkat e tregut", dhe bëjnë të mundur që paraja të punojë për ta. Japin hua me interes, bëjnë investime me risk të ulët, blejnë flori dhe metale të çmuara, lejnë banesat apo pronat me qera, etj., këto janë vetëm disa gjëra që kursimtarët e mirë bëjnë.
8. Thuajse nuk janë debitorë apo nuk kanë borxhe
Kursimtarët e mirë thuajse nuk kanë borxhe. Borxhet janë më pak kursime për ta dhe më shumë shpenzime.
9. Kanë vullnet
Të gjithë duhet të përballemi me tundimet, kryesisht në këtë botë të konsumit. Kursimtarët e mirë janë gjithashtu njerëz. Të realizosh dhe mbash llogari të shëndoshë bankare mund të jetë e vështirë, por kursimtarët kanë vullnetin e duhur kur vjen puna për t'u kujdesur që llogaria e tyre bankare të vazhdojë rritjen./Oculus News
Tags
Kuriozitete