Gjuha nuk ka "lëkurë", por është e mbështjellë me një ind rozë të njomë (mukoza) dhe mbahet nga një qarkullim i dendur i gjakut. Mukoza dhe qarkullimi i dendur i gjakut i japin gjuhës një ngjyrë kuqe-rozë.
Nga ana tjetër, ngjyrat e ndryshme të gjuhës na jepin informacione në lidhje me shëndetin.
Çfarë thotë gjuha për shëndetin tuaj?Gjuha përbëhet nga tre seksione, kulmi, trupi dhe rrënja, e cila e mban apo e fikson gjuhën në gojë.
Ngjyrat anormale
Siç e përmendën, një gjuhë e shëndoshë ka gjithmonë një ngjyrë mes të kuqes dhe rozës. Ngjyrat e tjera që mund të jenë të pazakonshme për gjuhën janë: Zezë, blu, kuqe e fortë, bardhë, verdhë dhe vjollcë.
Bardhë
Një gjuhë e bardhë është lloji më i zakonshëm i çngjyrosjes së gjuhës. Zakonisht lidhet me higjienën e dobët të gojës. Të tjera gjendje shëdnetësore përfshijnë:
Leukoplakia: lidhet kryesisht me përtypjet e huhanit. Kjo çngjyrosje është evidente kur ngjyra e kulmit të gjuhës është gri.
Candididiasis: është një formë e "majas" Candida albicans. Kjo maja krijon një teksturë të bardhë mbi sipërfaqen e gjuhës. Mund t'i ndodhë gjithkujtë, zakonisht njerëzve me sistem të dobët imunitarë.
Zezë
Ndonjëherë gjuha mund të duket e zezë nga zgjatja apo tendosja e perimetrtit të gjuhës. Ngjyra e zezë mund të shkaktohet edhe nga mjekime të caktuara, si antibiotikët; mund të shkaktohet edhe nga higjiena e dobët apo nga konsumi i tepërt i duhanit.
Blu
Gjuha blu duhet të konsiderohet gjithmonë një emergjencë.Lidhet me pjesë të tjera të trupit, zakonisht ngjyra blu tregon një ndërprjerje apo ndalim i qarkullimit të gjakut në një pjesë të caktuar të turpit.
Ngjyra blu mund të jetë "cyanosis", një gjendje serioze që bën të mundur mosoksigjenimin e lëkurës. Kjo gjënde mund të shkaktohet nga çrregullimet e gjakut, sëmundjet e enëve të gjakut apo problemeve të zemrës.
Kuqe e theksuar
Kjo ngjyrë mundt të shkaktohet nga një sërë gjërash. Nga inflamacioni i gjuhës, i cili është i zakonshëm.. Mund të jetë një shenjë e kequshqyerjes. Mungesa e acidit folik dhe e vitaminës B 12 mund ta shkaktojnë këtë ngjyrë të gjuhës.
Vjollcë
Ngjyra vlollë është e pazakontë po ta krahasojmë me ngjyrat e tjera, zakonisht lidhet me mungesën e vitaminës B2.
Mund të jetë një shenjë e një gjedje serioze shëndetësore, kryesisht për pacientët e shtruar në spital. Nëse një person që shfaq këtë ngjyrë, do të thotë se ka nevojë të menjëhershme për stafin mjekësorë. Ngjyra vjollcë mund të shkaktohet gjithashtu edhe nga disa sëmundje, të cilat mund të identifikohen nga mjeku përkatës.
E verdha
Ngjyra e verdhë është shumë e rradhë. Zakonisht i paraprin ngjyrës së zezë. Rrallë, mund të jetë shenjë e verdhëzës.
Sugjerim
Ndërsa lani dhëmbët, bëjini një kontroll të shpejtë gjuhës. Pastrojeni gjuhën duke përdorur anën e pasme të furçes së dhëmbëve apo me mjete të posaçme./Oculus News
Tags
shendet