Sa probleme shëndetësore mund të kurohen vetëm me limon, kripë dhe piper

Problemet që kurohen vetëm me limon, kripë dhe piper

Dhimbja e grykëve
Hiqeni qafe dhimbjen e grykëve duke kombinuar një lugë lëng limoni, gjysmë luge piper të zi dhe një lugë kripë deti, në një gotë me ujë të vakët. Bëni dise herë "gargare" në ditë për dy apo tre ditë rresht, derisa dhimbja e fytit të largohet.

Hundët
Lirojini hundët duke teshtirë. Përzijeni në sasi të barabartë piper të zi, kanell, qimnon dhe kardamom, shtypini derisa të përftoni një masë pluhurore. Mbajini erë përbërjes dhe "përqafoni" teshtimin.

Guri i tëmthit
Depozitat e ngurta që formohen në fshkëzën e tëmthit quhet "guri i tëmthit". Mund të bllokojnë sistemin tretës dhe janë shumë të dhimbshme. Zakonisht hiqen me anë të operacionit.

Përzierje
Stomaku i lënduar mund të qetësohet me piper të zi, ndërsa era e limonit ndalon të përzierat. Përzieni një lugë me limon të freskët dhe një lugë çaji piper të zi në një gotë me ujë të vakët. Pijeni ngadalë derisa të ndiheni më mirë.

Astma
Kjo masë duhet mbajtur gjithmonë me vete nëse ju apo i afërm i juaji është astmatik. Për ta përgatitur, hidhni 10 kokrra piper të zi të pa grirë, dy sythë karafili dhe 15 gjete borziloku në një enë me ujë duke u zier, lëreni të vlojë për 15 minuta dhe më pas kullojeni masën me sitë apo me napë. Hidhni brenda dy lugë mjalti dhe lëreni të ftohet. Mund të mbahet në frigorifer dhe mund të vendoset në një enë të caktuar kur dilni.

Ftohja dhe gripi
Doni ta hiqni qafe gripin e zakonshëm? Shtypni një gjysmë limoni dhe hidheni në enë me ujë duke u valuar. Lëreni limonin e shtypur pashkë me lëkurë që të vlojë për 10 minuta. Hiqeni limonin dhe hidhni brenda një lugë mjaltë. Pijeni masën sipas nevojës derisa të ndiheni të lehtësuar./Oculus News
Previous Post Next Post