40-vjeçari Italian Nelo Ruggiero është njeriu i parë në botë që është martuar me veten e tij; Nelo kthyer nga Egjipti ku ka shijuar muajin e mjaltit.
Në një emision televiziv Nelo thekson se përse ka vendosur të martohet me veten e tij.
"Nuk dashuroj asnjëri më shumë se veten time," ka thënë Nelo.Nelo kaa katër vëllezër dhe të gjithë të martuar, të cilët bashkë me prindërit i kërkonin vazhdimisht që edhe Nelo të gjente partneren me të cilën të kalonte jetën.
Disa televizione kanë qenë të interesuara për martesën e tij.
"E bëra këtë për prindërit. Duke t'u tregoj atyre se unë po kujdesem për veten, edhe nëse nuk kam gjetur partnerin ideal," deklaron Italiani.
Dasma u realizua disi çuditshëm, ku Nelo shfaqet me një kalë ndërsa miqtë e prisnin duke menduar se ai po feston 40-vjetorin.
"Pavarësisht të gjithave, prindërit e kanë pranuar vendimin tim," ka thënë ai për mediat italiane./Oculus News
Tags
E çuditshme