Bebe e zgjeruar, majtas; Bebe e tkurrur ose "sy gjarpër, djathtas. |
Ne nuk kemi kontroll të ndërgjegjshëm të bebeve të syve tona; bebet e syve i përgjigjen edhe stimujve të jashtëm (dritës), edhe atyre të brendshëm (mendimeve), në fraksione sekondash.
Pra, kur do të duhet te zbulosh një të vërtetë nga dikush, mjafton t’i bësh pyetjen që dëshiron dhe ta vëzhgosh direkte në bebe të syrit. Nëse bebet e syve të tij apo saj, në fraksion sekondash, do të zvogëlohet - kjo formë syri njihet ndryshe si “syri i gjarprit”- do të thotë që ai person ka qëndrim negativ ndaj pyetjes që i ke bërë. Dhe do mundohet të devijojë bisedën, manipulojë apo të mashtrojë. Ndaj duhet të bëjmë kujdes që të mos biem viktimë e të tjerëve. Ndodh shpesh që nga një detaj kaq i vogël, i cili mund të shmangej me vetëm pak njohuri, të ndryshojë tërësisht jeta e një njeriu.
Në të kundërt, kur i pëlqejmë një personi apo
biseda që bëjmë me të, bebet e tij të syve, ose do të qëndrojnë të pandryshuara
në madhësi, ose do të zmadhohen. Por duhet patur parayshë ndikimin e dritës në
bebet e syve: sa më shumë dritë, aq më të vogla bëhen bebet e syve; sa më pak
dritë, aq më të mëdha bëhen bebet e syve - prandaj edhe takimet romantike bëhen
në ambjente me pak dritë.
/MASKA: Gjuha e Trupit, faqe 21; Marion
Mardodaj, 2013./Oculus News
Tags
gjuha e trupit