Shkencëtarët krijojnë materialin që mundëson frymëmarrjen nën ujë pa bombolat e oksigjenit

Shkencëtarët krijojnë materialin që mundëson frymëmarrjen nën ujë pa bombola oksigjeni

  Aftësia për të marrë frymë nën ujë pa bombolat e oksigjenit ka qenë një ëndërr për njerëzimin. Ndërsa tani ka shumë të ngjarë të bëhet realitet, falë të ashtuquajturit kristalit "aquaman", i krijuar nga shkencëtarët e Universitetit të Danimarkës së Jugut. 

Bëhet fjalë për një material kristalinë që mund të absorbojë oksigjenin nga ambjenti dhe ta ruajë, duke e çliruar kur dhe ku na nevojitet.

Materiali u sintetizua nga prof. Christine McKenzie dhe Jonas Sunberg, të cilët përdorën rrezet X për të studiuar atomet në material kur mbushej me oksigjen, dhe gjithashtu kur boshatisej.

Kristali "aquaman" ka aftësi të absorbojë oksigjen nga ambjenti në kobalt, i cili është përbërësi kryesorë i materialit të ri që përcakton strukturën molekulare dhe elektronike të tij.

Sipas shkencëtarëve, vetëm 10 litra nga ky material janë të mjaftueshme për të absorbuar të gjithë oksigjenin e një dhome, ndërsa një ndër aftësitë më të veçanta të tij është të absorbojë e të çlirojë oksigjen disa herë pa humbur vetitë e tij. "Është si një sfyngjer në ujë, që e lëshon ujin kur del në sipërfaqe, një proçes që mund të përsëritet disa herë," thotë McKenzie.

Vetia kyçe i këtij materiali është se nuk mund të reagojë ndaj oksigjenit ndërsa e absorbon në një proçes që quhet "kemisorpion selektiv". Do të thotë se mund të ekstraktojë sasira të mëdha të oksigjenit nga ambjenti pa u "gërryer" dhe dekompozuar. "Materiali është njëkohësisht edhe sensor edhe një enë me oksigjen. Mund ta përdorim për të mbajtur dhe transportuar oksigjenin, si një hemoglobinë solide artificiale."


Previous Post Next Post