Dhimbjet e trupit që lidhen me gjendjen Emocionale


Dhimbjet e trupit që lidhen me gjendjen Emocionale

 Gjendja emocionale shkakton dhe ndikon në mënyra të ndryshme në trupin njerëzorë. Kjo qasje është pasqyruar prej mijëra vjetësh në mjekësinë kineve dhe atë inkase, dhe së fundi po gjen gjithnjë e më shumë mbështetje edhe në shkencën moderne. 

Në vijim po paraqesim dhimbje të caktuara të trupit që lidhen me një gjendje të caktuar emocionale.


1. Dhimbja në kokë
Dhimbja në kokë lidhet me dhimbjen e kokës nga stresi i ditës. Merrni pak kohë për t'u qetësuar dhe çliruar stresin e ditës.

2. Dhimbja në qafë
Nëse ndjeni dhimbje në qafë mund të keni problem që të falni të tjerët apo veten. Kur të ndjeni dhimbje në qafë, konsiderojini gjërat që doni rreth njerëzve.

3. Dhimbje në shpatulla
Dhumbja në shpatulla mund të tregojë që po mbani një brengë të madhe emocionale. Fokusohuni aktivisht tek zgjidhja e problemeve dhe shpërndani disa nga kjo brengë me njerëzit e tjerë në jetën tuaj.

4. Dhimbja në pjesën e sipërme të shpinës
Kjo dhimbje do të thotë se nuk keni mjaftueshëm suport emocional. Mund të ndjeni sikur nuk ju duan apo dashurojnë. Nëse jeni beqarë, kjo do të thotë se duhet të dilni për "gjueti".

5. Dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës
Pjesa e poshtme e shpinës do të thotë se jeni shumë të shqetësuar për para. Është koha që të kërkoni borxhet apo të bëni një plan financiarë.

6. Dhimbje tek bërrylat
Dhimbjet e bërrylave tregojnë rreth rezistencës së ndryshimit në jetë. Nëse i ndjeni krahët e ngurtë, mund të keni edhe një jetë disi të ngurtë gjithashtu. Bëni kompromise dhe tundini gjërat paksa.

7. Dhimbje tek duart
Dhimbjet e duarve thonë se nuk po arrini atë që dëshironi. Konsideroni faktin e të bërit të miqve të rinj, të konsumoni drekë me kolegët e të bëni lidhje të reja.

8. Dhimbjet në legen
Këto dhimbje tregojnës e keni shumë frikë që të lëvizni. Këto dhimbje tregojnë që jeni shumë rezistent nga ndryshimi dhe lëvizja. Duhet të bëni shumë kujdes kur të merrni vendime.

9. Dhimbjet në gju
Këto dhimbje mund të jenë një shenjë që egoja juaj është paksa e madhe, që po mendoni pak si shumë për veten. Tregohuni modest me veten. Shpenzoni kohë në vullnetarizëm. Mos harroni që jeni të vdekshëm.
Previous Post Next Post