Dita Nërkombëtare e Gruas në fillim quhej si "Dita Ndërkombëtare e Punës për Gruan".
Dita Ndërkombëtare e Gruas u mbajt për herë të parë në dt. 28 Mars, 1909, në New York dhe u organizua për herë të parë nga Partia Socialiste Amerikane.
Në 8 Mars, 1917 në kryeqytetin e Perandorisë Ruse, Petrograd, shpërtheu një demonstratë e femrave që punonin në tekstile, protestë që u shtri në gjithë qytetin e ish perandorisë ruse. 7 vjet më vonë, perandori i Rusisë Nikola II abdikoi nga froni dhe qeveria e përkohshme që u formua më vonë u dha të drejtën e votës femrave. 8 Marsi u shpall si Dita Ndërkombëtare e Gruas në 1917 në Rusinë Sovjetike. Kjo ditë u festonte kryesisht nga shtetet socialiste dhe komuniste, derisa u adaptua nga Kombet e Bashkuara në vitin1975.Tashmë kjo ditë festohet në mbarë globin, ku në thelb feston arritjet politike, ekonomike dhe kulturore të gruas. Gjithashtu kjo ditë bën thirrje për barazi gjinore.
Tags
Kulture