Normalisht kur porosisim në dyqanet "fast fud", mendojmë se dimë çfarë do konsumojmë, por: është ushqim krejtësisht i përpunuar dhe i alternuar me kimikate për të shijuar më mirë e për të nxitur dhënjen pas produktit, janë ushqime që përmbajnë nivel të lartë të sodiumit, yndyrna dhe kolesterol.
Nëse kjo nuk mjafton që të qëndroni larg ushqimeve të paketuara dhe "fast-fud", atëherë një studim i fundit ka zbuluar se kimikatet e amballazheve apo të mbështjellësve të ushqimeve të paketuara, janë po aq të dëmshme se ushqimet "fast fud".
Instituti "Silent Spring" në SHBA zbuloi se një e treta e ushqimeve të paketuara "fast fud" përmbajnë kimikate me fluorur. Këto përmajnë një shtresë sintetike që përdoren në ushqimet e paketuara në mënyrë që lyrërat të mos rrjedhin nga ushqimi. Këto kimikate lidhen me një sërë problemesh shëndetësore serioze, përfshirë probelemet e fertilitetit, kncerin e veshkave dhe testikujve, rritjen e nivelit të kolesterolit, reduktimin e funksionit të hormoneve, sëmundjet e tiroideve, etj.Ky institut ndërmori një studim të gjerë mbi kimikatet me fluorur duke analizuar mbi 400 ushqime të paketuara nga 27 restorante që shërbejnë ushqim të shpejtë. Përfshirë kontenjerët e pijeve - birrë, verë, etj - dhe letrat mbështjellëse. Të dhënat e analizave nxorrën në pah se fluoruri ishte prezent në 40% të mostrave. Përveç testimit të paketimeve, letrat mbështjellëse të bukës kishin përqindjen më të lartë të fluorurit (56%), ndërsa mbështjellëset e sanduiçeve dhe hamburgerave përmanin rreth 38%.
Pasur parsyshë që këto statistika dolën në pah në SHBA, ku niveli i kontrollit dhe demokracisë është në nivelet më të larta, në kontekstin shqiptarë ky studim përbën një këmbanë alarmi për popullsinë dhe institucionet përgjegjëse.
Instituti "Silent Spring" denoncoi publikisht rrjetet e resoranteve që përdornin amballazhe me elemente të rrezikshëm për shëndetin njerëzorë, të cilat po i paraqesim në vijim, por që në fakt u shërbejnë shqiptarëve që jetojnë në SHBA:
Arby’s
Burger King
Carl’s Jr.
Checkers
Chick-fil-A
Chipotle
Church’s Chicken
Culver’s
Dairy Queen
Domino’s
Dunking Donuts
Five Guys
Jack in the Box
Jimmy John’s
KFC
Krispy Kreme
McDonald’s
Panera
Pizza Hut
Quiznos
Round Table Pizza
Starbucks
Steak ’n’ Shake
Subway
Taco Bell
Taco Time
Wendy’s
Për të shmangur sa më tepër këto kimikate të rrezikshme:
- Përdorni kuti metalike ushqimi të pandryshkshme, ose pajisje qelzi për të ruajtur ushqimin.
- Konsumoni ujë të pastër, të filtruar.
- Konsumoni kryesisht ushqime të freskëta organike.
- Në shtëpi ruajeni ushqimin në enë qelqi dhe jo në plastike.
- Mos konsumoni ushqime që janë ngrohur brenda kakos së tyre. /Oculus News
Tags
shendet