Përse njerëzit Inteligjent nuk janë të Lumtur?

 Keni menduar ndonjëherë se përse disa nga njerëzit më të zgjuar nuk janë të lumtur?

Kanë familje, një punë të mirë dhe një partner perfekt, dhe akoma ekzistojnë gjëra që i bën të ndihen të vemtuar. Ernest Heminguei një herë tha se "lumturia është gjëja më e rrallë që di të kenë njerëzit inteligjent".

Më poshtë janë disa arsye se përse lumturia ndodh kaq rradhë tek njerëzit inteligjent.

1. Tendenca për të mbimenduar
Një sërë njerëzish inteligjen kanë tendencën për të mbimenduar dhe analizojnë në mënyrë konstante gjithçka ndodh rreth tyre. Kjo shpesh mund të jetë rraskapitëse, kryesisht kur mendojnë për mënyra për të pranuar vendimet zhgënjyese dhe të papranueshme.

"Injoranca është bekim," thotë një shprehje popullore.

2. Njerëzit shumë të zgjuar kanë stadarde të larta
Njerëzit inteligjent e dinë çfarë duan dhe nuk orvaten për diçka tjetër, pavarësisht se në çfarë stadi të jetës së tyre janë. Është e vështirë për ta që jenë të lumtur me arritjet dhe marrëdhënjet që kanë, dhe e gjitha kjo lë gjurmë në jetën e tyre.

Nga ana tjetër një sërë njerëzish me mendje të mprehta priren të kenë nivel të ulët të aftësive praktike dhe në njëfarë mënyra kanë një perceptim idealist për botën. Kur parashikimet e tyre përballen me bazat e realitetit dhe të njerëzve të tjerë, kjo i çon ata pashmangshërisht në frustrim.

3. Njerëzit e zgjuar janë shumë të ashpër me veten e tyre
Një tjetër arsye se përse njerëzit inteligjent dështojnë të jenë të lumtur është se janë shumë strikt me veten e tyre. Nuk po flasim për arritjet dhe dështimet. Mendimtarët e thellë shpesh e vlerësojnë sjelljen e tyre në një mënyrë ekzakte, sikur po kërkojnë për diçka që të akuzojnë vetveten.

Shpesh bien në shtrat duke u munduar për të fjetur dhe pas disa çastesh kujtojnë një situatë ku nuk kanë vepruar siç duhej. Kjo është një mënyrë për të rrënuar gjunim dhe për të shkaktuar një gjendje të keqe shpirtërore. Shpesh këtyre njerëzve u ndodh të kthehen mprapsht tek gabimet e bëra. Kjo zhvillon ndjenjën e fajit, pakënaqësinë dhe ndjenjat negative, të cilat ua dëmtojnë lumturinë.

4. Realiteti nuk është i mjaftueshëm
Njerëzit e zgjuar nuk pushojnë asnjëherë për të kërkuar diçka më të madhe, një dizenjo, një kuptim, një qëllim. Mendja e tyre në punim të vazhdueshëm nuk i lejon të vlerësojnë gjërat e mira që kanë arritur në jetë. Kështu që për ta realiteti është shumë i vogël, është pa shumë interes për ta. Sigurisht që njerëzit duan diçka ndryshe, dhe këtë nuk do ta gjejnë kurrë në realitet, por bëhet e mundur nga vizionarët dhe mendjet e thella.

5. Kanë mungesë të komunikimit të thellë dhe vlerësimit
Të qenit të vlerësuar nga dikush është një nga përvojat më të mira që një person mund të përjetojë. Është qetësuese kur ulesh me dikë të ngjashëm dhe bën një bisedë kuptimpotë, duke e ditur që ky person i pranon idetë dhe ndan të njëjtat perceptime për botën. Mjerisht, njerëzit e zgjuar rrallë e përjetojnë këtë lloj lumturie. Shumica prej tyre janë të shkëputur dhe shpesh keqkuptohen, sikur askush nuk sheh dhe pranon inteligjencën e mendjes së tyre.

Shkenca konfirmon që njerëzit me nivel të lartë inteligjence duhet të jenë më pak të shoqërueshëm dhe social në mënyrë që të jenë të lumtur. Kjo nuk do të thotë se njerëzit e zgjuar duhet të kërkojnë për ndërveprime dhe diskutime të mira me njerëz të tjerë. Ata thjeshtë duan të diskutojnë rreth gjërave interesante dhe kuptimplota, jo për ushqimin, motin, fundjavën, veshjet. Këto ditë është tepër e vështirë të gjesh një person për të bërë një diskutim të mirë.

6. Shumë njerëz të zgjuar hasin probleme psikologjike
Ekzistojnë një sërë studimesh që i lidhin çrregullimet psikike si ankthi dhe bipolariteti me njerëzit me nivel të lartë inteligjence.

Nga ana tjetër, njerëzit tepër të zgjuar që nuk kanë probleme mendore, janë në mënyrë konstante të ekspozuar ndaj depresionit, i cili vjen për shkak se truri tyre punon shumë dhe gjithashtu nga mendimet e tepërta. Nëse mendoni shumë dhe thellë, do vijë një ditë kur do nisni të mendoni për vetë jetën tuaj, vdekjen dhe kontekstin e ekzistencës. Ndonjëherë, do të doni të mendoni sërish dhe sërish për ekzistencën, dhe kjo gjë të trishton, pa ndonjë arsye./Oculus News
Previous Post Next Post