Studiuesit kanë filluar të studiojnë shkencën e të qarit për të kuptuar se çfarë duan të thonë lotët njerëzorë nga perspektiva sociale, psikologjike dhe neuroshkencore. Një studim i fundit nxjerrë në pah se të qarit jo vetën që është diçka shumë e dobishme për shëndetin, por është kritike për një shëndet mendorë të mirë dhe të stabilizuar.
E qara është pjesë e emocioneve njerëzore. E qara gjeneron një kanal efektiv dhe filtron mendimet shqetësuese. Duke i mbajtur emocionet dhe lotët vazhdimisht, kjo mund të çojë në dëmtime afatgjata psikologjike.
Ja katër arsyet se përse duhet të derdhim lot:1. E qara çliron stresin
Lotët janë shërues, dhe e qara qetësuese. Një biokimist, rreth 30 vjet më parë gjeti se lotët emocional përmbajnë më tepër proteina se lotët jo emocional; kjo tregon rëndësinë e ndryshimeve psikologjike dhe fiziologjike në trupin tonë kur derdhim lot.
Psikologu Alex Goetz, themelus i "General Health" (Shëndetit të përgjithshëm), e përshkruan kështu: "Lotët i shërbejnë një synimi të rëndësishëm. Lotët emocional të derdhura në momente ndjenjash intensive, përmbajnë hormonet stresi dhe e qara është njëë mënyrë për t'i hequr qafe. Edhe nëse e qara ju shqetëson, kjo sinjalizon se keni arritur në atë nivel të stresit, i cili është i dëmshëm për shëndetin tuaj."
2. E qara ndërton mendje të fortë
Lotët janë një mënyrë për t'u njohur me emocionet tona dhe për t'i përballuar ato. Duke shmangur apo injoruar ndjenjat negative, kjo do të dëmtonte shëndetin dhe do të çonte në ankth dhe çrregullime psikologjike.
Të përballesh dhe të përqafosh emocionet, dhe t'i lejosh vetes mundësinë të qash për hatër të shëndetitë tënd, është e rëndësishme dhe kërkon kurajë.
3. E qara ndihmon të përshtatemi me shërimin
Prof. Roger Baker nga Universiteti i Bournemouth beson se e qara është transformimi i ankthit, në diçka të prekshme, dhe ky proces e redukton ndjenjën e traumës. Nënkuptimi këtu është se kur qajmë për një arsye emocionale, këtu fillon procesi i shërimit emocional.
Lotët na mundësojmë të nxjerrim lëndë-diçka jashtë trupit; simbolizojnë lëndimin psikologjik në një formë fizike. Lotët janë fillimi i shërimit.
4. Lotët forcojnë marrëdhënjet dhe ushqejnë bashkësinë
Lotët janë një prezantim pozitiv i vetes sonë; demonstrojnë lidhjen e fortë me botën tonë dhe tregojnë që ne kujdesemi me të vërtetë.
Të qash në sy të të tjerëve, kjo nxjerr në pah vulnerabilitet dhe i mundëson të tjerëve të shohin se jeni të pambrojtur emocionalisht. Të qash në një situatë të vështirë, ku ndikohen shumë njerëz përeth, kjo i zhduk muret emocionale dhe i lejon të tjerëve në njëfarë mënyre të shprehin veten e tyre.
Është provuar shkencërisht që e qara na bën të ndihemi më mirë. Nuk i zgjidh problemet, nuk ndryshon situatën, nuk i sjell njerëzit sërish pranë. Por na pajis me një mjet, me të cilin fillon procesi i shërimit, çlirimi i stresit dhe na bën më të fortë emocionalisht./Oculus News