Gjatësia e këmbëve, gjerësia e krahëve, gjerësia e mesit dhe të tjera karakteristika të trupit mund të jenë faktorë që ndikojnë në sëmundje të caktuara.
Njerëzit që kanë këmbë të shkurtëra duhet të kenë më tepër kujdes për mëlçinë, ndërsa njerëzit me shtat të shkurtër jetojnë më gjatë.
Gjatësia e bishtaveAto femra që gishtin tregues e kanë më të shkurtër se gishti i unazës, kanë rreth dy herë më shumë mundësi se të tjerat që të sëmuren me osteoporozë. Gjatësia e njëjtë e këtyre gishtave zakonisht shihet tek meshkujt, ndërsa tek femrat gjatësia e njëjtë e këtyre gishtave tregon nivel të ulët të estrogjenit dhe ngadalëson shfaqjen e sëmundjes së kockave. Për të parandaluar këtë, njerëzit duhet të bëjnë ushtrime të rregullta dhe të marrin sasinë e rekomanduar të kalciumit.
Madhësi e gjirit
Femrat në moshën e të 20-ve që kanë gjinj të madhësisë D, janë të eksozuara rreth 50% më shumë se femrat me gjinj të vogla që të zhvillojnë diabetin e tipit 2, thekson një studim i CAnadian Journal of Medical Association. Shpjegohet se dhjami tek gjinjt është i ndjeshëm hormonalisht, ndaj influencon në rezustencën e insulinës. Diabeti mund të parandalohet duke mbajtur peshë trupore të rregullt, duke balancuar ushqimet dhe duke bërë aktivitet fizik.
Gjatësia e këmbëve
Njerëzit me këmbë të shkurtëra duhet të kenë më tepër kujdes për mëlçinë, siç theksojnë ekspertët britanik. Ata zbuluan se ato femra që kishin gjatësi të këmbëve nga 50 në 73 centimetra mesatarisht, zhvillojnë më shumë enzima që çojnë në sëmundjen e këtij organi. Kjo situatë mund të parandalohet me reduktimin e alkoolit dhe të toksinave të tjera./Oculus News
Tags
shendet