Megjithëse ekzistojnë lëngje dhe mënyra të ndryshme për të pastruar arteriet, natyra na ka pajisur me ushqime që bëjnë të njëjtën gjë, në mënyrë natyrale dhe të sigurtë.
Shega, brokoli, hurma dhe boronica e kuqe janë ndër ushqimet që ndihmojnë në zhbllokimin e arterieve dhe që rriten në Shqipëri.
1. AvokadoStudimet kanë treguar se konsumimi ditorë i avokados ndikon në përmirësimin e kolesterolit në gjak (HDL). Ky lloj kolesteroli ndihmon për t'i mbajtur arteriet e pastra.
2. Asparagus
Asparagusi është një pastrues natyral i arterieve. Ndihon në zvogëlimin e presionit të gjakut dhe parandalon mpiksent që shkaktojnë sëmundje kardiovaskulare.
3. Shega
Ky frut i rëndësishëm përmab fitokimikate që veprojnë si antioksidantë duke parandaluar veshjen e arterjeve. Shega nxit trupin që të prodhojë "nitric oxide", i cili ndihmon për të mbajtur gjakun dhe arteriet e hapura.
4. Brokoli
Është i pasur me vitaminë K, e cila ndihmon që kalciumi të mos dëmtojë arteriet. Është gjithashtu i pasur me fibra që ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut dhe nivelin e kolesterolit.
5. Hurma
Hurmat përmbajnë tepër antioksidantë dhe polifenole, të cilat ndihmojnë në uljen e LDL-së dhe triglicerinës, gjithashtu ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut dhe pastrimin e arterieve.
6. Kanella
Kanella ndihmon në reduktimin e nivelit të kolesterolit dhe pastrimin e pllakëzave bakteriale. Kanella është përplot me antioksidantë që përmirësojnë shëndetin kardiovaskularë duke ruajtur gjakun nga oksidimi.
7. Boronica e kuqe
Boronica është një tjetër antioksidant që redukton LDL-në dhe rrit nivelin HDL të kolesterolit. Në fakt konsumimi i rregullt i boronicave ndihmon në reduktimin e sëmundjeve të zemrës me 40%.