Jeni irrituar ndonjëherë nga ndonjë sjellje e keqe e dikujt, e cila iu ka zgjuar në mes të natës duke menduar për këtë person? Apo e keni gjetur ndonjëherë veten duke u ankuar për të njëjtin person edhe pasi keni ardhur nga puna?
Njerëzit negativ duhet të zënë sa më pak pjesë të kohës sonë të përditshme. Por sjellja e tyre toksike mundet shumë lehtë të marrë më shumë kohë dhe energji nga sa dëshiron.
Pavarësisht nëse po punoni me një person që ankohet vazhdimisht apo me një drejtues që insiston se puna juaj nuk është e mjaftueshme, njerëzit negativ mund ta bëjnë jetën e vështirë nëse nuk jemi të kujdesshëm.Ja pesë shenja që po i jepni njerëzve negativ shumë energji në jetën tuaj:
1. Kur flisni shumë për ta
Duke u shfryrë, kjo nuk e çliron inatin. Në fakt studimet theksojnë se shfryrja mund të ndikojë negativisht. Sa më shumë flisni për sjelljet e mërzitshme të dikujt, aq më shumë fuqi ka ky person mbi jetën tuaj.
Çdo minutë që shpenzojnë duke u ankuar për dikë, do të thotë 60 sekonda më shumë të jetës suaj ia keni dedikuar negativitetit të këtij personi. Duhet të kishit shpenzuar të njëjtën kohë duke folur për diçka më shumë produktive.
2. Kur mendoni për ta ndërkohë që nuk janë pranë apo rrotull
Duke mendouar për sjelljet negative të një personi, kjo i jep këtij personi negativ fushi në mendjen tuaj. Sa më shumë kohë shpenzoni duke folur për ta, aq më shumë ju i jepni atyre.
3. Kur i mundësoni atyre që të limitojnë jetën tuaj
Duke thënë gjëra si "Pushimet e mija familjare rrënohen çdo ditë për shkak se është edhe vëllai,"apo "Nuk do e shijoj asnjëherë punën time për sa kohë bosi është atje," kjo i mundëson personit negativ të limitojë jetën tënde.
4. Kur i lejoni ata të kontrollojnë emocionet tuaja
Të frustrohesh apo të inatosesh nga sjellja e papërshtatshme e dikujt, kjo është normale. Por nuk është normale të ndjehesh sikur dikush ka nën kontroll ndjenjat tuaja.
5. Ju i mundësoni atij që të ndikojë negativisht në sjelljen tënde
Duke qenë i rrethuar nga njerëz negativ, kjo mund të ndikojë të prireni edhe ju drejtë sjelljeve negative. Nëse gjithkush gënjen, tradhton apo vjedh, edhe ju mund të ndiheni të imponuar ta bëni një gjë të tillë negative.
Ose mund të lejoni emocionet të marrin më të mirën tuaj. Ndoshta mund të thoni gjëra të kota në rrjetet sociale, duke u munduar të keni veten nën kontroll. Pavarësisht se çfarë bëni, nëse kjo nuk është në të njëjtën linjë me vlerat tuaja, po i jepni njerëzve negativ shumë nga energjia juaj.
Tags
psikologji