Kur jemi nën depresion, niveli i motivimit qëndron gjatë gjithë kohës në nivele minimale. Mund të jetë e vështirë t'i bësh vetes mëngjes, madje edhe të çohesh nga krevati kur je brenda.
Në këtë sens Jordan Gray rrëfen eksperiencëne tij të depresionit dhe mënyrat e përdorura prej tij që funksionuan.1. Ushtrimet fizike
Ushtrimet shërojnë trurin, rrisin nivelin e vetëvlerësimit, çlirojnë endrofina, dopaminë, serotoninë dhe norepinephine (kimikatet e lumturisë), të cilat luajnë rol të rëndësishëm në rregullimin funksionit të trurit dhe gjendjen shpirtërore.
Gjatë depresionit që kam kaluar, i mendoja ushtrimet si meditim. I thashë vetes që të bëja ushtrime të paktën tre herë në javë. Nëse nuk do provoja stimulantë, atëherë ushtrimet fizike do të ishin ilaçi im.
2. Konsumoni ushqimet e duhura
Nëse konsumoni vazhdimisht ushqime të përpunuara, do të ndiheni si mos më keq. Plehëra nga jashtë e plehëra nga brenda. Ushqehuni me zarzavate, proteina dhe fruta. Sheqeri i shumtë, kafeina, alkooli dhe për disa njerëz drithërat e shumta, do të çojnë në një sërë inflamacionesh dhe gjendje të keqe shpirtërore. Nëse nuk jeni në gjendje të konsumoni ushqime shtëpie, atëherë mësoni apo kërkojini dikujtë që të gatuajë për ju.
Tre gjërat më të rëndësishme që ju rekomandoj janë vitamina B kompleksse, vitamina D dhe yndyrnat omega 3.
3. Kini prioritet gjumin cilësorë
Gjumi e ndihmon trupin të pushojë në nivelin më të thellë. Bëni çfarë keni nevojë për të pasur prioritet gjumin cilësorë. Mund të jetë e vështirë kur mendja është në lëvizje, por ekzistojnë disa hapa që duhen për ta tejkaluar këtë.
4. Merrni rreze dielli
Rrezet e diellit janë një antidepresant natyrorë dhe është e provuar shkencërisht që balancojnë sistemin imunitarë, zhvillojnë funksionet konjitive, rregullojnë hormonet dhe stabilizojnë gjendjen shpirtërore. Nëse qëndroni në zyrë gjatë gjithë ditës, është e rënësishme të konsideroni rrezet e diellit gjatë pushimit.
5. Socializohuni
Një ndër gjërat që depresioni bën, ju bën që të qëndroni gjithë ditën në shtëpi të izoluar duke mos u lidhur me njerëzit. Kështu që është e rëndësishme të socializoheni, kryesisht kur nuk ju bëhet të dilni nga shtëpia.
Takohuni me miq dhe pjesëtarë të familjes. Takohuni me cilindo që përkujdeset për ju. Takoni gjithkënd që ju bën për të qeshur.
Një ndër gjërat më të mira që mund të bëni për gjendjen tuaj shëndetësore është të rrethoheni vazhdimisht me miq që mund t'ju bëjnë për të qeshur.
6. Veproni
Në të shkuarën, kur isha i depresionuar, qëndroja shumë në shtëpi duke menduar se su mund t'i zgjidhja problemet e jetës sime.
Më duhet të përpunoj emocionet? Duhet të ndryshoj diçka për karierën time? Mendime të ndryshme qarkullonin në kokë.
Për këtë sugjeroj një shprehje të Napoleon Hill: "Kura më e mirë për vetminë, dekurajimin dhe pakënaqësinë, është puna e shumtë që bën të djersisim shëndetshëm."
Tags
shendet