Argumentat janë pjesë e një marrëdhënjeje dhe kështu duhet të jenë. Por mënyra se si çiftet argumentojnë thotë shumë nëse lidhja do të zgjasë apo jo.
"Në vend që të sulmojnë karakterin e personit tjetër, çiftet e lumtura bëjnë kujdes për atë çfarë thonë dhe shprehin ndjenjat e tyre të vërteta," psikoterapisti Vikki Stark, drejtori i Sedona Counselling Center në Montreal, thotë për Huffington Post: "Nuk ka gjë të keqe të thuash se, 'jam i inatosur me ty tani!" Ndërsa nuk është e udhës të themi: "Më vjen keq për ty".
Sa të ndryshëm janë çiftet kur nuk bien dakord? Ja disa mënyra se si çiftet e lumtura i bëjnë gjërat në mënyra të ndryshme sipas ekspertit të marrëdhënjeve Stark.1. Nuk kanë frikë të luftojnë
Çiftet në një marrëdhënje të gjatë nuk kanë turp t'i bëjnë pyetje të vështira njëri-tjetrit. Në vend që t'i mbajnë në mendjen e tyre pyetjet e vështira, ata i bëjnë menjëherë ato.
"Kur do të bëjmë fëmijë?", "Çfarë do bëjmë nëse të duhet të punosh në tjetër qytet?", etj., kështu që çështja nuk komplikohet në një perjudhë tjetër, thotë Diane Sawaya Cloutier, autore the eksperte marrëdhënjesh.
"Kur tabutë apo çështjet e vështira nuk nxirren në pah, ato mund të kthehen në një dramë të madhe që mund të ishte shmangur më parë," thotë ajo. Çifet që flasin mund të menaxhojnë dramat potenciale.
2. Nuk nxitohen me gjërat dhe e lënë njëri-tjetrin të flasë
Zakonisht argumentat mbarojnë me atë mënyrë që fillojnë, thotë Bonnie Ray Kennan, terapeut martesash dhe familjesh me bazë në Kaliforninë e Jugut. Çiftet që kanë mësaur artin e të përballuarit të gjërave ndershëm gjatë një argumenti e marrin me ngadalë dhe adresojnë çështjet më të vështira në një mënyrë të butë e të qetë.
"Të fillosh bisedën në mënyrë të butë e të respektueshme, kjo i rrit shumë mundësitë e rezultateve të mira," thotë ajo.
Çiftet që argumentojnë në mënyrë sensibël i lejojnë njëri-tjetrit hapësirë për të folur dhe shprehin shqetësimet e tyre: "Njëri person flet dhe tjetri dëgjon vërtetë," thotë Ray Kennan.
Çiftet e lumtura nuk ngatërrohen me zënka të sëmtuara. Nuk ekziston sarkazma dhe zgurdullimi i syve kur argumentojnë qoftë edhe çështjet më delikate.
4. Nuk i lejnë gjërat pas dore
Një e vërtetë e hidhur që mund të lëndojë është kur i lëmë gjërat pas dore. Por kur njerëzit që janë seriozë në marrëdhënjen e tyre e dinë si të menaxhojnë inatin apo emocionet. Mundohen të gjejnë harmoninë qoftë edhe në situatat më të nxehta.
"Këto çifte dinë se si të mirënjohin e të nderojnë emocionet e tyre pa e tepruar," thotë Amy Kipp, terapiste. "Përdorin aftësitë e tyre qetësuese për t'u siguruar se janë në gjendjen e tyre më të mirë. Kur të dy çiftet janë të aftë të qetësojnë veten dhe të bëjnë pushime, zakonisht janë në gjendje t'i zgjidhin problemet me qetësi"
5. Kanë vendosur rregulla për argumentet
Fjalët e ashpra mund të jenë pjesë e argumenteve edhe për çiftet e lidhura prej kohësh. Por ata mësojnë nga gabimet e tyre dhe sigurohen të mos bëjnë apo thonë diçka për të cilën do të pendohen kur gjërat të ftohen. Kështu që ata flasin me njëri-tjetrin dhe sigurohen që nuk do thonë gjëra të dëmshme për njëri-tjetrin. Sapo ngarjesat emocionale mbarojnë, njerëzit e zgjuar vendosin disa rregulla për argumentet që situata të mës u dalë sërish nga duart, thotë eksperti i marrëdhënjeve Mario P. Cloutier.
6. Vlerësojnë ndjenjat e njëri-tjetrit dhe pikëpamjet e tyre
Mund të kenë mosmarrveshje të shumta por çiftet e lumtura bëjnë përpjekjet e tyre më të mira për të kuptuar anën tjetër të argumentit.
"Mund të thonë,'E di që ty të duket ndryshe, por e vlerësoj që ti po dëgjon edhe perspektivën time," thotë ajo. "Këto momente pozitive e reduktojnë mbrojtjen dhe lejojnë bashkëbisedime më produktive."
7. I lejojnë njëri-tjetrit të dyshojnë
Gjëja më e keqe është të nxjerrësh konkluzione bazuar në gjysmë të vërtetat. Çiftet e suksesshme nuk e ndërpresin njëri-tjetrin në mes të "luftës". Nuk nxitohen të pretendojnë dyshimet e tyre. E dinë se si të çlirohen nga pasiguritë dhe të lejojnë partnerët e tyre të përfitojnë pa dyshime, thotë Kipp.
8. Nuk harrojnë që janë bashkë, njëjtë si një skuadër
Edhe në mes të skenarëve më të këqinj, çiftet e shëndetshme nuk e harrojnë faktin që janë një skuadër. Do jenë bashkë nga çdo anë e situatës: në sëmundje dhe shëndet, në pasuri dhe varfëri...dhe ndërsa argumenti venitet ata do jenë sërish bashkë si zakonisht.
"Çiftet në marrëdhënjet e kënaqshme afatgjata janë të aftë të kujtojnë se sa të uritur mund të kenë qenë, dhe se jeta do vazhdojë që nga sot," thotë Stark. "Për këtë shkak, ata nuk duan të krijojnë plagë që zgjasin. Qoftë edhe në një gjendje emocionale, janë në gjendje të mbështeten tek vlerat e tyre. Janë një skuadër që mbrojnë të ardhmen e tyre.
Tags
Marrëdhënje