5 Luftëtare Femra që Tronditën Botën e Lashtë

 Luftërat e lashta kanë qenë dominuar nga meshkujt, të cilët kanë qenë më të avanzazhuar për të mbajtur një shpatë dhe një shigjetë.

Por kanë ekzistuar edhe femra guximtare dhe trime që kanë shokuar botën e lashtë. Meshkuj krenarë i kanë nënvlerësuar koto femra, shpesh me kosto fatale.

1. Cynane



Cynane ishte vajza e Filipit të Maqedonisë dhe gjysmë motra e Aleksandrit të Madh. Mamaja e saj ishte shqiptare nga Iliria, një vend me traditë të luftëtareve femra. Mendohet se Cynane në moshë të re ka shoqëruar invazionin maqedon të një pjese të Ilirisë dhe ka vrarë mbretëreshën e Ilirisë së kohës.

Kjo mund të mos jetë e vërtetë por Cynane ishte padyshim një fuqi për t'u konsideruar në oborrin maqedon. Aleksandri u mundua ta martonte me një gjeneral të largët, në mënyrë që ta mbante sa më larg, por ky gjeneral u vra në mënyrë të mistershme përpara martesës. Mendohet se e ka helmuar Cynane, pasi ishte një martesë kundër dëshirës së saj.

Pas vdekjes së Aleksandrit, vëllai i tij me probleme mendore trashëgoi fronin si Filipi III i Maqedonisë, më pas ngjau një përleshje e forcave për të marrë fronin e Maqedonisë. Cynane ngriti një ushtri dhe marshoi në Babiloni për të martuar vajzën e saj me Filipin. Kjo gjë e alarmoi regjentin Perdiccas, i cili dërgoi një ushtri nën komandën e Antipaterit për ta ndaluar atë. Por Cynane e mposhti Antipaterin dhe vazhdoi drejt Babilonisë.

I dëshpëruar, Perdiccas dërgoi një mik të vjetër të Cynane, Alketin, për ta vrarë atë në takim. Alketi e kreu misionin. Por ushtria greke ishte aq shumë e terrorrizuar me vdekjen e motrës së Aleksandrit, sa që kërkuan që vajza e Cynane të martohet me Filipin, siç ajo dëshironte.

2. Fu Hao


Luftëtare Femra që Tronditën Botën e Lashtë

Fu Hao mund të ketë qenë gjeneralja më e vjetër në historinë e njerëzimit. Ishte gruaja e Yu Ding, i cili sundoi dinastinë Shang të kinës rreth 1250 deri në 1190 para Krishtit.

Të dhënat historike dhe mbishkrimet në kockat e orakullit të kohës së saj tregojnë të dhëna që lidhen me fushatat ushtarake të kohës së saj. Në varrin e saj janë gjetur armë dhe një sërë kostumesh solemne.

Sipas arkeologëve që nxorrën në pah këtë histori, Fu Hao ishte gjeneralja e burrit të saj. Fitorja më e madhe e saj erdhi kur mposhti Tu-Fang, një rival e hershëm i Shang-ëve, të cilin e mposhti tërësisht.

Ajo udhëhoqi edhe tre fushata të tjera ushtarake, të gjitha të suksesshme. Duket se ka qenë një stratege dinake, duke joshur ushtrinë e Bafang në një pritë vdekjeprurëse. Vdiq nga rraskapitja pas këtij triumfi të fundit, dhe u varros me të gjitha nderimet.

3. Princesha Pingyang


5 Luftëtare Femra që Tronditën Botën e Lashtë

Princess Pingyang ishte vajza e Li Yuan, i cili themeloi dinastinë Tang. Kur Li Yuan organizoi rrebelimin, Pingyang u dërgua në shtëpinë familjare në periferi për të qenë e sigurtë. Por ajo ndërtoi një ushtri fshatarësh, e njour për nder të saj si "Ushtria e Femrave" (disa historianë mendojnë se kjo ushtri nuk përbëhej vetëm nga femra).

Me këtë ushtri ajo mori kontrollin e qytetit Huxian dhe mposhti një ushtri të dinastisë Sui, e cila ishte dërguar për ta mposhtur. Më tej apo marshoi në veri me 10,000 burra dhe mposhti forcat Sui në Shaanxi. Në vitin 617 pas Krishtit, ajo u koordinua me babain e saj për të pushtuar kryeqytetin e dinastisë Sui me sukses. U bë femra e parë që mori titullin marshall, por vdiq befasisht në moshën 23 vjepçare.

4. Motrat Trung


Luftëtare Femra që Tronditën Botën e Lashtë

Motrat Trung konsiderohen heroinat e Vietnamit pasi udhëhoqën rezistencën ndaj dinastisë Han. Trung Trac u martua me Thi Sach, një fisnik vjetnamez i cili organizoi një plan të fshehtë për t'u ngritur kundër kinezëve. Kur Han vrau Thi Sach, Trung Trac u bë udhëheqësja e lëvizjes.

Bashkë me motrën e saj, Trung Nhi, Trung Trac bëri një ushtri të konsiderueshme dhe bënë që ushtria kinveze t'ia mbathte. Në vitin 39, të dyja motrat e deklaruan veten mbretëreshat e shtetit të pavarur të Vjetnamit. Më pas Han u kthye me forca të mëdha ushtarake dhe i shkatërroi forcat e Trung. Pasi refuzuan të dorëzohen, motrat Trung u mbytën në lum në vitin 43.

5. Mavia


Luftëtare Femra që Tronditën Botën e Lashtë

 Gjatë sundimit të Perandorit Valens, një aleancë tribushë gjysmë-nomadesh arab kaluan kufijtë e Romës dhe pushtuan Palestinën, pjesë e Perandorisë Romake. Arabët u udhëhoqën nga një grua e quajtur Mavia, e cila i drejtonte personalisht trupat në luftë. Romakët e morën këtë si diçka zbavitëse. Në fakt kur komandanti i Palestinës kërkoi përforcime, ai u shkarkua menjëherë për shkak se kërkonte trupa për të luftuar një femër.

Por Mavia shumë shpejt u bëri romakëve disa leksione duke shkatërruar legjionet romake në luftë.

Kështu që romakët vendosën se mbretëresha MAvia duhej të merrej seriozisht dhe kështu që ata dërguan emisarë për të gjetur një zgjidhje diplomatike. E vetmja kërkesë e Mavisë ishte që një murg i quajtur Moses të zëvendësonte peshkopin aktual arab, duke lënë të kuptohet se pushtimi i saj kishte natyrë fetare.
Previous Post Next Post