Shumica e njerëzve e kuptojnë se çfarë e krijon një marrëdhënje të lumtur dhe të ekujlibruar. Por sërish shpesh përfundojmë në marrëdhënje ku mungesa e respektit, dashurisë, lidhjes dhe dhembshurisë mungon. Këto janë disa aspekte të rëndësishme të marrëdhënjeve të lumtura.
Shpesh është shumë vonë kur kuptojmë se kemi shpenzuar kohë të rëndësishme me personin e gabuar.
Është shumë e rëndësishme të jemi në dijeni të asaj çfarë duam dhe çfarë nuk duam në një marrëdhënje. Nëse dëshironi një marrëdhënje të shëndetshme që zgjat pa mbarim, kushtojini vëmendje këtyre shenjave:Shenajt kur jemi të dashuruar me personin e gabuar
1. Jeni të shqetësuar kur partneri ndodhet larg jush
Në fillim është diçka e bukur të jesh pranë këtij personi. Në fillim nuk dini shumë për njëri-tjetrin dhe përlqimi për njërit-tjetrin është në kulm. Pas disa muajsh duhet të shpenzoni kohë për të ndjekur të tjera gjëra. Aktualisht ju nevojitet pak kohë që të qëndroni larg dhe të investoni vëmendjen tuaja në të tjera gjëra, si rritja personale për shembull.
Partneri është pjesa më e rëndësishme e jetës suaj. Por është gjithashtu e rëndësishme të shpenzoni kohë larg partnerit me miqtë dhe kushërinjtë. Sipas ekspertëve të marrëdhënjeve, këto lloj marrëdhënjesh janë të destinuara të qëndrojnë në vend numëro. Njerëzit fillojnë të mësohen me njëri-tjetrin dhe ajo shkëndija e parë mungon.
Nëse nuk ndiheni rehat duke shpenzuar kohë larg njëri tjetrit, po nisni të humbisni besimin tek partneri. Besimi është aspekti më i rëndësishëm, dhe nëse nuk e keni atë, duhet të rivlerësoni edhe njëherë marrëdhënjen.
2. Nuk mund të kënaqni dëshirën e njëri-tjetrit për dashuri
Njerëz të ndryshëm kanë gjuhë të ndryshme. Kanë mënyra të ndryshme për të shprehur dashurinë. Por njerëzit në marrëdhënjet e gabuara nuk mund ta kuptojnë kurrë se si të bëjnë të tjerët të ndihen.
Sidoqoftë, gjërat e vogla janë të mjaftueshme për të treguar kujdesin. Mund të bëni mëngjes për partnerin apo thjeshtë të përgatisni një gotë të ngrohtë me kakao apo çokollatë. Këto janë gjëra të vogla por të sigurtas që bëjnë impakt në marrëdhënjet që kalojnë në faza të vështira.
3. E shkuara është ende gjallë
Mund të jesh lënduar nga ish-i, por kjo nuk do të thotë se duhet të ndihesh njëjtë edhe në marrëdhënjen e tanishme. Do të ishte shumë mirë nëse nuk do të lejonit që e shkuara të ndikojë në marrëdhënjet e tanishme. A nuk u përfshitë me dikë për të pasur një fillim të freskët.
4. Mungesa e besimit
Mund t'i jepni partnerit dhuratën më të mirë të njerëzimit, dhe kjo është besimi. Bazat e marrëdhënjes tunden kur njerëzit i fshehin gjëra partnerit. Dhe kur shfaqen, shpesh dëmet nuk mund të llogariten. Dy individë në marrëdhënje mund t'ja dalin përpara kur kanë ndarë mes tyre sekretet më të errëta e t'i tregojnë partnerit veten e tyre të vërtetë.
5. Kur nuk mund të zgjidhni plotësisht problemet
Problemet janë pjesë e jetës dhe marrëdhënjeve. Mund të zgjidhësh çdo problem me një kuptim dhe bashkëpunim. Punoni si një skuadër, në vend që të punoni të ndarë.
Çiftet që janë bashkë për më shumë se 5 dekada, i kanë kushtuar një rëndësi të madhe komunikimit në drejtim të ndërtimit të një marrëdhënje të suksesshme. Duke i mbajtur gjërat në mendje dhe duke mos ia komunikuar partnerit, ky është gabimi më i madh. Zgjidhja e problemeve dhe shmangja e konflikteve janë "çelësat" e një marrëdhënje që zgjat pa mbarim.
Të dy keni të njëjtat teknika të zgjidhjes së problemeve. Nëse partneri juaj mund t'i zgjidhë çështjet më shpejt dhe me më pak probleme, mund t'i lini ta bëjnë. Nëse të dy keni të njëjtën teknikë, do ishte akoma më mirë. Mund t'i kaloni kohët e vështira duke shijuar të mirën e njëri-tjetrit. Prisni dhe mos u dorëzoni kaq shpejt. Me kohë dhe përpjekje mund të mësoni mënyra për t'i tejkaluar problemet si një skuadër.