Problemet Serioze të njerëzve Tmerrësisht Inteligjent

Problemet Serioze të njerëzve Tmerrësisht Inteligjent

 Njerëzit tejet të zgjuar janë shumë të mirë në gjërat mbi të cilat janë të fokusuar. Kjo zakonisht lidhet me punën, ndërsa në jetën sociale janë pak të ngathët për shkak të inteligjencës së lartë. 

Nga njëra anë, njerëzit tmerrësisht inteligjent vlerësohen nga mediat për arritjet e tyre, por nga ana tjetër janë tepër qesharak për mënyrën se si e perceptojnë shoqërinë. Ata e shohin botën në një mënyrë tmerrësisht të ndryshme nga të tjerët. 

Gjërat që për ta janë të zakonshme, njerëzve të tjerë mund t'u duken misteret më të mëdha në botë. Intelekti i tyre i lartë i pengon të integrohen me të vërtetë me pjesën tjetër të shoqërisë.

Pavarësisht intelektit, ekzistojnë 5 probleme të zakonshme me të cilat njerëzit tmerrësisht inteligjent përballen në përditshmëri.

1. Seksi i kundërt
Për shkak të zgjuarsisë dhe fokusimit në specialitetin e tyre, ata ose janë të prirur të neglizhohen ose nxiten të mos kenë ndërveprime me seksin e kundërt. Për shkak të mungesës së praktikës në jetën sociale, seksi i kundërt për ta është pak intimidues dhe konfuz. Thjeshtë nuk kanë përvojën e ndërveprimit me seksin e kundërt, prandaj njerëzit i shohin si të ngathët shoqërisht. Kjo mund të kthehet si një lak reagimesh negative, pasi i shtyn ata gjithnë e më shumë në vetmi. Po ta përziejmë këtë me dëshirën e tyre për të gjetur njerëz me nivel të njëjtë zgjuarsie që të lidhen të paktën në nivelin mendorë, atëherë njerëzit inteligjent precipitojnë në zhgënjim.

2. Presioni për të pasur sukses
Jo vetëm prindërit, mësuesit dhe miqtë i shtyjnë të jenë të suksesshëm në fushën e tyre, por ata e presin këtë gjë në rradhë të parë nga vetja. Ata e lidhin suksesin monetarë ose të kerierës me dobishmërinë e tyre. Mund të lënë pas dore aktivitetet argëtuese dhe shoqërore për të studiuar pak më shumë. Nëse dështojnë për të arrirrë qëllimet e tyre, bien në depresion. Ky presion intensiv për sukses mund t'i nxisë të përdorin drogëra për të zgjeruar performancën mendore apo rritur rezistencën fizike për të arritur rezultate më të mira në shkollë ose projekte.

3. Analiza dhe paraliza
Për shkak se janë kaq shumë zë zgjuar, janë të prirur që të shohin anët pozitive dhe negative të çdo vendimi. Një vendim i thjeshtë si p.sh., çfarë do konsumojnë për darkë apo nëse t'i telefonojnë dikujt për një mundësi të dytë lidhjeje, mund të shkaktojë mbylljen e mendjes së tyre. Koha e shpenzuar duke analizuar krijon një paralizë mendore tek ta dhe kjo e bën tmerrësisht të vështirë të marrin një vendim.

4. Një alien mes nesh
Njerëzit tmerrësisht inteligjent e kanë të vështirë të lidhen me të tjerët. Të tjerët mund t'i shohin këta si pretendues, kur në fakt ata thjeshtë duan të dinë se si i shohin të tjerët. E kanë të vështirë t'i mësojnë dikujt diçka që u vjen natyrshëm, në mënyrë që personi tjetër ta kuptojë. Diçka që për ta mund të jetë tepër e thjeshtë, njerëzve të tjerë mund t'u duket jashtëzakonisht komplekse. Konceptet e tyre sfiduese mund të na duken si një gjuhë alienësh. Dhe pikërisht si alienët, ata e kanë shumë të vështirë të komunikojnë e të lidhen me njerëzit e thjeshtë.

5. Injoranca është lumturi
Një njeri inteligjent lidhet me modelet në botë dhe histori në një mënyrë që shmang kontekstin dhe të tjerët. Ata mund të shohin cikle shekullore që bluajnë në konkluzionet e tyre të sakta, ndërsa pjesa tjetër është e fokusuar në ndeshjet e futbollit apo në festivalin e këngës. Për shkak se janë të aftë të parashikojnë të ardhmen e forcave ndërvepruese, e kanë të vështirë të jenë të lumtur si njerëzit e tjerë. Imagjinoni sikur të mund të shihni të ardhmen e diçkaje negative që do ndodhë, dhe asnjëri të mos jetë në gjendje t'ju kuptojë e dëgjojë./Oculus News
Previous Post Next Post