Arsyet Psikologjike: përse njerëzit bien në Dashuri

Arsyet Psikologjike: përse njerëzit bien në Dashuri

  Dashuria është një fenomen misterioz që është studiuar jashtëzakonisht shumë në rrethet shkencore dhe psikologjike. Arsyet se përse njerëzit bien në dashuri janë po aq unike, sa edhe personi që bën deklaratën. 

Arsyeja shkencore ndahet në tre kategori të gjera: 1. Komponenti biologjik i reagimeve emocionale. 2. Efektet e e edukimit mbi zgjedhjen e partnerit afatgjatë dhe konteksti që e gjeni veten kur personalitetet tuaja përzihen. 3. Sa më të pajtueshme personalitetet tuaja dhe sa më shumë në një linje besimet dhe vlerat tuaja, aq më shumë emocionet tuaja to stimulojnë reagime psikologjike që përforcojnë ndjenjën në lulëzim që keni.

Ja 12 arsye psikologjike se përse njerëzit bien në dashuri:

Çlirimi i dopaminës
Çlirimi i dopaminës gjatë stadeve të para të marrëdhënjes mund të shkaktojë ndjenjën e kënaqësisë dhe eksitim. Dopamina na bën të ndihemi mirë duke stimuluar disa pjesë të trurit. Gjithashtu shkakton ndryshime në organet e tjera. Gjërat dukem më të ngjyrshme dhe fleksibël, ose ndoshta djerësisni më shumë gjatë takimeve me objektin e vëmendjes suaj.

Çlirimi i testosteronit
Norepinephrine është një neurotransmetues natyral në tru që ndihmon të fokusojmë vëmendjen. Ndihmon të kujtojmë detajet e vogla rreth personit me të cilin jeni në lidhje. Është gjithashtu një stimulant që mund të çojë në netë pa gjumë. Phenylethylamine është një tjetër neurotransmetues që shkakton ndjenjën e marramendjes në tru. Mundet gjithashtu të nxisë humbje oreksi dhe mund të jetë përgjegjëse për ndjenjën e depresionit nëse marrëdhënje nuk zgjat.

Feromonet
Këto janë kimikate që ne lëshojmë njëjtë si kafshët, të cilat mund të ndikojnë në sjelljen e njerëzve pranë nesh. Feromonet veprojnë jashtë trupit tonë dhe mund të ndryshojnë sjelljen tonë nga dikush që afërt fizikisht me ne, apo që po vesh një rrobë tonën. Ekziston një arsye se përse femrat pëlqejnë të veshin bluzet e partnerëve, sepse feromonet në bluza i bën ato të ndjejnë diçka.

Sistemi shpërblimit
Truri është i pajisur me një sistem shpërblimin që ndikon pjesën tjetër të trupit, dhe stimulimi i trupit mund të shkaktojë ndjenjat e kënaqësisë dhe lumturisë në tru. Truri përdor kimikate për të shpërblyer stimulimet e trupit, i cili nga ana tjetër i dërgon mesazhe trurit për të nxitur reagimet pozitive.

Edukimi
Stated e hershme e jetës na mësojnë rreth marrëdhënjeve në përgjithësi. Çfarë presim nga to, si t'i mbajmë dhe rolet në marrëdhënje. Këto marrëdhënje të hershme dhe mënyra se si zhvillohen mund të ndikojnë se me cilin do bini në dashuri dhe përse. Nëse keni pasur prindër autoritarë, kjo dë bëjë që të dashuroheni me një njeri të ngjashëm, sepse këtë di dhe ke mësuar që në fëmijëri.

Mosha e prindërve
Ne i përgjigjemi më mirë njerëzve të ngjashëm me prindërit tanë në kohën kur lindëm. Kështu që nëse kemi lindur nga prindër relativisht të vjetër, do t'i përgjigjemi më mirë fytyrave të vjetëra. Meshkujt i përgjigjem më mirë fytyrave të femrave të së njëjtës moshë me nënën e tyre.

Ngjashmëria me prindërit
Joshemi nga njerëzit që i ngjajnë prindërve tanë.

"Tre lidhësat"
Psikologu Eric Berne argumenton se njerëzit lidhen përgjatë "tri lidhësave"; Prindëri, Fëmija dhe Adulti. Prindëri është ai që ju ka rritur, mësuar dhe qendra e besimeve dhe vlerave tuaja. Fëmija është ajo çfarë ke ndjerë dhe qendra e asaj se sa shumë e shijoni lojën, duke u argëtuar dhe kënaqur nën shoqërinë e gjithsecilit.  Adulti është çfarë ke mësuar dhe vërtitet rreth asaj se sa inteligjen dhe i aftë është partneri. Njerëzit që lidhen përgjatë çdo lidhëse, ka më të ngjarë të kenë marrëdhënje të gjata dhe të përmbushura.

Sa të vëmendshëm jemi
Gjithkush i kushton vëmendje prindërve përgjatë ditës. Sasia e vëmendjes do përcaktojë se sa gjatë do qëndroni bashkë. Duke kënaqur nevojat e gjithsecilit për vëmendje, përforcojmë lidhjen me njëri-tjetrin. Kur injoroni partnerin, kjo ndërpret reagimet e trurit për lumturi.

Atraktiviteti
Një studim tregoi që njerëzit që janë më atraktiv, ishin të prirur të ishin më të ashpër në gjykimet e tyre mbi atraktivitetin e të tjerëve. Studimi tregoi gjithashtu që njerëzit ishin të prirur t'u lidhnin me ata njerëz që janë njëjtë atraktiv me ta. Njerëzit më atraktiv ishin të prirur të ishin më pak të pakënaqur me lidhjen e tyre, se sa njerëzit mesatarë në termat e atraktivitetit. Njerëzit janë të prirur të bien në dashuri me ata të të njëjtit nivel atraktiviteti.
Previous Post Next Post