Jeni "ngrënë" ndojëherë me veten kur gjendeni vazhdimisht përballë së njëjtës sjellje? Për shembull, mbase jeni ndjerë të lënduar dhe keni qarë për diçka kohët e fundit, dhe më pas u ndjetë të dobët apo inadekuat. Të gjithëve na përshkojnë këto ndjenja ndonjëherë, por asnjëherë nuk duhet të kërkojmë të falur që tregojmë veten tonë autentike.
Njerëzit janë qenie emocionale, dhe gjithnjë e më shumë na duhet që të "veshim" një fytyrë të lumtur e të buzëqeshim për hatër të të tjerëve. Sidoqoftë nuk duhet asnjëherë të ndihemi në faj kur nxjerrim në pah emocionet e vërteta.
Në këtë kontekst po paraqesim disa sjellje që njerëzit mendojmë se janë negative, por që në fakt janë pozitive për mbarëvajtjen e jetës sonë.1. Kur ndihemi të humbur
Në këtë botë, të gjesh rrugën tënde duket gjëja më e vështirë në jetë. Njerëzit duan vazhdimisht të të tregojnë se çfarë rruge duhet të ndjekësh. Sidoqoftë, nëse nuk e keni përgjigjen në zemrën tuaj, atëherë do pushtoheni nga konfuzioni dhe vetmia. Gjithmonë na është thënë se çfarë rruge duhet të ndërmarrim, por asnjëherë nuk na është thënë ta vemë në dyshim këtë rrugë. Të ndjerit të humbur është pjesë e rritjes sonë, dhe mbetet ajo pjesa e rrugëtimit për në shtëpi.
Kini parasyshë se asnjë njeri nuk e di vërtetë çfarë po bën; e gjitha është thjeshtë një lojë, dhe jemi vazhdimisht duke mësuar rregulla të reja. Kështu që përqafojeni ndjenjën e të ndjerit të humbur. Asnjëherë nuk mund të dini se çfarë do zbuloni kur të lini rrugën e asfaltuar, e të orvateni në mënyrën tuaj.
2. Kur shfaqim zemëratë ose frustrim
Ndërsa shumë njerëz mendojnë për zemëratën si destruktive dhe shpërthyese, por zemërata mbetet një emocion natyrorë njerëzorë. Se çfarë mund të bësh me këtë zemëratë është çështje krejtësisht tjetër. Mbase e keni vënë re se pas një argumenti apo një konfrontimi të madh, ndiheni më lirshëm dhe me mendje të kthjellët. Kështu që të shprehurit e zemëratës mund të na çlirojë nga barra, derisa ta bëni në një mënyrë që nuk dëmton verbalisht dhe fizikisht të tjerët.
Zemërata ndodh kur e kemi pasur gabim, dhe të nxjerrit në pah të këtij emocioni mund të sjellë ndryshime pozitive. Për shembull, duke i treguar një personi se si ndiheni pranë tij, ka të ngjarë që ky person pasi t'ju ketë dëgjuar të ndryshojë mënyrën e tij bazuar në këndvështrimin tuaj. Mbajtja e zemëratës zakonisht çon në probleme më të ashpra, ndërsa nxjerrja në pah e këtij emocioni mund të na çlirojë nga burgu ynë emocional.
3. Të qarit
Po ashtu si të tjera emocione, shumë njerëz represojnë ndjenjat e mërzisë sepse nuk duan të qajnë. Sigurisht që askush nuk dëshiron të ndihet i mërzitur, por lotët i shërbejnë një qëllimi të rëndësishëm. Na ndihmojnë të çlirojmë emocionet që na ngërthejnë e të ndjehemi më të qetë dhe me nivel më të ulët të stresit. Lotët i tregojnë të tjerëve se si ndihemi në mënyrë që të tjerët të tentojnë të na ndihmojnë. Asnjëri nuk mund t'i mendojë të gjitha këto përgjigje këtu, dhe ndonjëherë thjeshtë bëhemi kaq të frustruar, të humbur, konfuzt e të depresuar sa që e vetmja gjë që bëjmë është të qajmë. Kështu që mos e shihni të qarit si një armik, mund të na ndihmojë të shërohemi, të çlirohemi e ta mbushim sërish trupin me pozitivitet.
4. Vetmia
Jetojmë në një botë sociale, kështu që është e lehtë të ndihemi nën presion kur ndërveprojmë me të tjerët. Por koha në vetmi ka dobitë e veta. Pikë së pari, derisa të mësoni e të kënaqeni me shoqërinë e vetes suaj, asnjëherë nuk do të ndiheni vërtetë këndshëm rreth të tjerëve. Duhet të shkojmë thellë brenda vetes e të kanalizojmë energjitë në mënyrë që ta njohim e ta duam vërtetë veten. Vetëm atëherë mund të ndihemi rehat me vetminl, vetëm atëherë mund të ndihemi rehat me të tjerët. Bota mund të jetë një vend rraskapitës, prandaj vjen asgjë e keqe kur gjeni kohë për të kaluar kohë për t'u rigjeneruar në qetësisht në vetmi në shtëpinë apo vendin tuaj të preferuar.
5. Kur sfidojmë mendimet e përgjithshme
Të gjithë dëshironim të imitonim apo t'u bënim si të tjerët kur ishim të vegjël, por duket se me moshën njerëzit duan gjithnjë e më shumë të qëndrojnë të veçuar. Duam të bëhemi dikush, të lejmë shenjën tonë, dhe të bëhemi vetja jonë më e mirë. Për ta bërë këtë gjë na duhet të pyesim botën rreth nesh e të vendosim nëse jemi dakord me të. Shumica e njerëzve nuk bien dakord për diçka rreth kësaj bote, por që të ndërmarrësh një veprim kundër një mosdakordësie kërkon kurajë dhe inovacion. Sidoqoftë ata që sfidojnë mendimete përgjithshme dhe orvaten në mënyrën e tyre, thjeshtë kanë ndjekur intuitën e tyre.
Të sfidosh mendimine përgjithshëm do të thotë të dëgjosh zërin e brendshëm dhe jo zërin e të tjerëve që na thonë se si të jetojmë, dhe nuk duhet të kërkoni kurrë falje që po jetoni të vërtetë tuaj. Duke u përpjekur që t'i përshtateni mendimit të përgjithshëm, kjo nuk do ju çojë më larg se "kopeja".
6. Të qenit kokëfortë
Njerëzit priren ta shohin kokëfortësinë si një trajtë negative, por të "ngujuarit" tek mënyra juaj nuk është e thënë që mund të jetë gjithmonë diça e keqe. Për shembull, nëse dëshironi të udhëtoni nëpër botë dhe prindërit apo miqtë e shohin këtë gjë si diçka të papërgjegjshme dhe të padrejtë, mbase nuk do t'i dëgjoni por do listoni të gjitha gjërat pozitive që vijnë nga udhëtimi. Të qenit kokëfortë thjeshtë do të thotë të dëgjoni se çfarë dëshiron zemra juaj, dhe do mësoni gjithashtu se të tjerët nuk do ta kenë kurrë idenë se çfarë dëshironi me të vërtetë.
Tags
Shpirt