Përse kaq shumë Psikopatë në pozita pushteti?

Përse kaq shumë psikopatë në pozita pushteti?

 Një studim i vitit 2010, i cili mori në analizë 203 individë nga programe të ndryshme të menaxhimit të kompanive të biznesit, zbuloi diçka shumë interesante. U gjet se rreth 3% e menaxherëve rezultuan pozitiv në testin e psikopatisë, ndërsa psikopatët përbëjnë rreth 1% të popullsisë botërore.

Një studim i publikuar në vitin 2014 në Journal of Forensic Psychiatry and Psychology në SHBA, zbuloi detaje të reja rreth modele të sjelljeve të psikopatëve, çfarë mund të shpjegojë këtë fenonem.

Gjatë një eksperimenti, një grupi njerëzish iu dha të plotësonin një test standard të psikopatisë. Në të njëjtën kohë, pjesëmarrësve iu dhanë një seri fotografishë për të testuar nivelin e tyre të ndjeshmërisë. Për këtë qëllim, studiuesit matën reagimet në lëkurën e tyre galvanike për të analizuar reagimin e emocioneve ndaj fotografive.

Përse kaq shumë psikopatë në pozita pushteti?

Rezultati tregoi që psikopatët me nivel mesatarë ose të lartë inteligjence ishin të aftë të kontrollonin reagimet e lëkurës së tyre. Si rezutat, reagimet e tyre u dukën normale. Në të njëjtën kohë, psikopatët me nivel të ulët të inteligjencës arritën nivele jonormale në testim, rezultate tipike këto të njerëzve me tendenca psikopatie.

Psikopatët janë manipulatorë të talentuar, dhe ky studim tregon detaje të reja për këtë. Rezultatet e studimit tregojnë se psikopatët me nivel të lartë inteligjence, janë të aftë të fshehin identitetin e tyre të vërtetë, të mashtrojnë me reagimet e tyre emocionale dhe ndoshta edhe me trajtat e personalitetit të tyre. Si rezultat ata shfaqen në mënyra të ndryshme përpara të tjerëve, duke i futur të tjerët në kurthin e besimit se këta kështu janë në të vërtetë.

Carolyn Bate, autorja e parë e studimit thotë:

"Ata që janë në majat e biznesit janë zakonisht sharmant dhe inteligjent, por me defiçite emocionale, ndryshe nga psikopatët që janë krejtësisht të çrregullt dhe të prirur të bëjnë krime të tmerrshme, të cilët zakonisht arrestohen dhe burgosen."

Bate beson gjithashtu se psikopatët në pozita pushteti mund të jenë më tepër se 3% e këtij komuniteti, ajo thotë: "Kjo ndodh për shkak se edhe kur njerëzit janë të ndërgjegjshëm që janë psikopatë, mund të gënjejnë sërish - janë krejtësisht manipulativ dhe me mungesë totale të ndjenjave.
Previous Post Next Post