Ju ka ndodhur ndonjëherë, që pasi keni ndenjur për pak kohë me një person, jeni ndjerë keq, sikur ky person ka vjedhur nga energjia juaj?
"Çdo gjë është energji", kjo është një ndër aksiomat kryesore të shkencës, dhe njerëzit janë në dijeni të transformimit të energjisë.
Një studim interesant u ndërmor në Universitetin Bielefeld në Gjermani, i cili tregon se bimët mund të absorbojnë energji nga njëra-tjetra. Olivia Bader-Lee, shkencëtare dhe terapiste ishte ajo që ndoqi rezultatet e studimit.
Shkenca që studion energjinë tek qeniet e gjalla quhet "bioenergjetika".Sipas Bader-Lee, trupi ynë është si sfungjer, absorbon energjinë rreth nesh. "Ky është ekzsaktësisht shkaku kryesorë se përse disa njerëz nuk ndihen mirë brenda një grupi me përzierje energjishë dhe emocionesh".
Trupi i njeriut është shumë i ngjashëm me një bimë që thith, që absorbon energjinë e nevojshme për të ushqyer gjendjen emocionale, duke i dhënë energji qelizave dhe rritur sasinë e kolesterolit dhe katabolizës, duke ushqyer kështu qelizat në varësi të nevojave emocionale." thekson Bader-Lee.
Prandaj njerëzit ndryshojnë gjendjen e tyre shpirtërore dhe bëhen nervozë, të stresuar, inatosur, mërzitur por edhe të lumtur, të gëzueshëm dhe optimistë.
Bader-Lee thekson se përgjatë shekujve njeriu e ka humbur kontaktin me natyrën, me të cilën shkëmbimi i energjisë mund t'i sjellë përfitime të pamasa njerëzimit.
Dhe së fundi, shpirti është energji, dhe ajo që ne quajmë "supernatyrore" nuk është gjë tjetër veçse një manifestim i energjive të ndryshme në botë. Kjo njihej në kulturat e lashta nga të gjitha kontinentet, por shkenca ka vendosur ta injorojë këtë, vetëm pak shkencëtarë kanë guxuar ta adresojnë këtë çështje kohët e fundit, për shkak të frikës, kriticizmit dhe mohimit nga komuniteti i shkencëtrëve.
Tags
Shkencë