Ajo gjë që të gjithë ne njerëzit e kemi të përbashkët në rrugëtimin e jetës, është se të gjithë ne jemi në kërkim të dashurisë. Ky kërkim drejt dashurisë mund të jetë i pandërgjegjshëm. Thellë brenda nesh, të githë e duam dhe e dëshirojmë. Të gjithë e dëshirojmë lidhjen me të tjerët.
Si njerëz, ne jemi të prirur që të shtyhemi nga e vërteta jonë, që është të dashurojmë e të na duan. Ne ja mohojmë vetes dashurinë e vërtetë dhe ndërtojmë mure të lartë në mënyrë që të tjerët të mos arrijnë.
Në mënyrë që të shembim këtë murë e të mundësojmë të tjerët të na dashurojnë, le t'i hedhim një sy këtyre sugjerimeve të thjeshta por tepër të fuqishme, të vlefshme për t'u lexuar!- Dashuria është vdekja e egos dhe rilindja e shpirtit tënd! Dashuria nuk vjen me forcë, vetëm jepet si një dhuratë.
- Dashuria është e pakushtëzuar.
- Dashuria është pa pritshmëri. Kur dashuron dikë, mos prit gjë mbrasht, sepse kjo nuk është dashuri e vërtetë.
- Dashuria mund të ndërtojë lidhje të thella mes njerëzve. Urrejtja do t'i copëtonte këto lidhje.
-Dashuria është dashuri, edhe nëse nuk thuhet. Dashura e vërtetë mund të ndihet përmes vetëm një shikimit të vetëtimtë.
- Që të kërkosh për dashuri, largoji njerëzit, gjërat dhe egon, të cilat të pengojnë të dashurosh, dhe si rezultat të të dashurojnë.
- Dashuria e bën jetën të thjeshtë dhe të këndshme. Kur dashuron, dashuria është e thjeshtë dhe e lumtur, pavarësisht se në çfarë rrethanash personale gjendesh!
- Mund të mos kesh asgjë por ke dashurinë dhe ndjen sikur posedon thesarin më të çmuar të botës. Mund të kesh të gjitha pasuritë e botës, por sërish ndihesh bosh, nëse nuk ke dashurinë.