Mesatarisht njerëzit shohin 1,461 ëndërra në një vit. Që do të thotë mesatarisht 4 ëndërra për çdo natë.
Sipas Enciklopedisë së Ëndërrave, fjala "ëndërr" vjen nga fjala gjermane draugmas, që do të thotë mashtrim, iluzion ose fantazëm. Disa besojnë se vjen nga fjala sankstrisht "draugr", që do të thotë fantazëm ose hije.
Megjithëse origjina e kësaj fjale duket e errët, ëndërrat tona mund të thonë një sërë gjërash për ne, jetët tona, madje edhe për të ardhmen. Sigurisht që gjithkush i interpreton ëndërrat në mënyra të ndryshme, por ëndërrat e mëposhte ndodhin shumë shpesh për shumicën e njerëzve.Karl Jungu, themeluesi i psikologjisë analitike besonte se ëndërrat mund të na ndihmojnë të futemi në nënvetëdijen tonë dhe na japin këshilla, është si njëlloj terapie apo këshillimi. Universi përpiqet të na flasë në mënyra të ndryshme, dhe ëndërrat janë një nga këto mënyra. Ëndërrat në vazhdim duket se ndodhin më shpesh për shumicën e njerëzve, kështu që le të diskutojmë se çfarë duan të zbulojnë për ju.
1. Rënja ose rrëzimi
Është ëndërra më e zakonshme që njerëzit shohin. Ekspertët e ëndërrave besojnë se të parit e kësaj ëndërre do të thotë se ndihemi sikur nuk kemi kontroll në disa aspekte të jetës sonë, ose keni dështuar në diçka të rëndësishme. Zakonisht ëndërruesi asnjëherë nuk prek fundin, por zgjohet përpara se të ketë mundësinë të prejë tokën. Kjo ëndërr do të thotë gjithashtu se ka ardhur koha që nevojitet të lejoni të ikë diçka që ju mban mbrapa.
2. Kur na ndjekin
Një tjetër ëndërr shumë e zakonshme, ndjekja do të thotë shumë gjëra. Interpretimi më i zakonshëm është se ka ardhur koha që të përballeni me diçka, në vend që të vraponi vazhdimisht. Nënvetëdija juaj dëshiron që t'i zotëroni këto frikëra dhe të përballeni me këta "demonë". Mund të thotë gjithashtu se mund të ndiheni të kërcënuar nga diçka apo nga dikush, dhe dëshironi të largoheni nga rreziku.
3. Të qenurit lakuriq përpara njerëzve
Shumica nga ne e kanë parë ndoshta shumë herë këtë ëndërr, të paktën njëherë; siç mund ta paramendoni, do të thotë se ndjeheni vulnerabël dhe të ekspozuar. Frika se të po ju shohin lakuriq simbolizon shqetësimin që keni për të fshehur një pjesë të shpirtit tuaj në sytë e të tjerëve. Nëse eshihni shpesh këtë ëndërr, merreni si një shenjë që duhet të punoni mbi vetë-besimin dhe të ndjerit të qetë në lëkurën tuaj. Përbuzni çfarë mendojnë të tjerët.
4. Duke fluturuar
Fluturimi ndoshta është një ndër ëndërrat më të kënaqshme. Kjo ëndërr zakonisht do të thotë se e dëshironi lirinë, qoftë mendërisht, shpirtërisht, emocionalisht apo fizikisht. Ndoshta ndjeheni në kurth në jetën tuaj dhe kërkoni një rrugë për të dalë. Gjithashtu mund të simbolizojë suksesin, duke sugjeruar se tani keni arritur një nga qëllimet tuaja dhe tani e shihni botën nga lart me një ndjenjë arritjeje dhe krenarie.
5. Fantazitë seksuale
Kjo ëndërr mund të simbolizojë dëshira të paplotësuara të intimitetit me dikë, gjithashtu do të thotë edhe afrim emocional me dikë. Mund të thotë se ndiheni të izoluar apo të vetmuar, dhe vuani për lidhje me njerëzit e tjerë. Për më tej do të thotë se duhet të zhvilloni marrëdhënjen me veten, kryesisht kur e keni neglizhuar veten kohët e fundit.
6. Vdekja
Megjithëse kjo ëndërr mund të nxjerrë në pah aktin e pashmangshëm të vdekjes, zakonisht simbolizon diçka krejtësisht pozitive. Normalisht vdekja përfaqëson diçka përtej, diçka si rilindje të vetvetes. Nëse jeni ndjerë në kurth në jetë kohët e fundit, kjo ëndërr mund të simbolizojë një fillim të ri për ju në të ardhmen e afërt.
7. Njerëzit
Njerëzit që keni një marrëdhënje të afërt mund të shfaqen shpesh në ëndërrat tuaja, megjithëse kjo do të thotë që keni një sërë kujtimesh pozitive së bashku, përpiquni të shihni pak më thellë. Mund të thotë se dëshironi të keni aspektet e personalitetit të këtij personi që dalin në ëndërr. Me fjalë të tjerë, një pjesë e juaja dëshiron të bëhet si ky person në një lloj mënyre. Merreni këtë si shenjë për të punuar me veten.
8. Kur marrim një provim në shkollë
Disa njerëz e shohin jetën si një test të madh, ku ne mësojmë vazhdimisht dhe kalojmë mini-teste, përpara se të kalojmë testin e madh. Nëse ëndërroni sikur jeni duke marrë një provim në shkollë, mund të keni frikë se do të zhgënjeni të tjerët apo të shiheni si një dështim. Testet zakonisht na dërgojnë tek pasiguritë dhe dëshirën për të konkurruar të tjerët. Nuk dëshirojmë të qëndrojmë prapa, kështu që marrja e një provimi do të thotë se keni dyshime rreth aftësive dhe fuqive tuaja.
9. Udhëtimi
Qoftë me makinë, autobuz apo aeroplan, kjo ëndërr simbolizon dëshirën tuaj për të lëvizur dhe një ikje nga rutina. Ndiheni të shqetësuar dhe mërzitur me jetën tuaj, dhe dëshironi diçka më entuziaste. Mund të thotë gjithashtu se dëshironi të ikni nga vetja nga frika se çfarë mund të zbuloni.
Tags
Ëndërra