Ilirët ishin fise të lashta indoeuropiane që jetuan në pjesën e Ballkanit Perëndimor dhe Italinë e Jugut rreth viteve 280 para para Krishtit. Për mënyrën e jetesës së ilirëve dhe udhëheqësve të tyre dihet pak krahasuar me fiset e tjera të kohës, por arkeologët thonë se tashmë kanë gjetur fakte të pakundërshtueshme për pallatin e parë të mbretërve të Ilirëve.
Mediat shqiptare raportojnë se arkeologët kanë zbuluar dy pallate në Malin e Zi, që e përshkruajnë si zbulimi “i madh dhe i rëndësishëm”.
Zbulimet janë bërë nga Qendra e Kërkimore e Evropës Juglindore për Antikitetin e Universitetit të Varshavës, që po studion zonën që prej 16 vjetësh, dhe më në fund kanë arritur rezultate mahnitëse.Arkeologët zbuluan mbetjet e dy ndërtesave monumentale, që mendohet se janë ndërtuar para vitit 255 para Krishtit.
Këto janë strukturat e para të këtij lloji në zonën e Ilirisë, që mund t’i takojnë mbretit Bardhyl dhe Teuta”, thotë profesori Piotr Dyczek. “Deri tani as nuk e dinim se ekzistonin struktura të tilla”.
Bardhyli ishte mbreti Ilir i Ardianëve dhe ky është zbulimi i parë që tregon vendin se ku ai ka jetuar. Pas vdekjes së tij, besohet se pushtetin e mori mbretëresha Teuta që mori drejtimin e Perandorisë Ilire.
Vendodhja e ndërtesës dhe teknika e përdorur në ndërtim janë unike, po ta krahasojmë me shembuj të tjerë të arkitekturës Ilire.
Sipas profesorë Dyczka, ndërtesa është djegur gjatë një sulmi të ashpër dhe një pallat tjetër u ndërtua pranë tij.
Tags
Histori